“Burrneshat” merr çmim në
Italian Golden Globes 2015
Filmi “Burrneshat” me regji të Laura Bispurit, u vlerësua si filmi më i miri debatues në edicionin e 55-të Italian Golden Globes. Nё rolin kryesor të këtij filmi luan aktorja italiane Alba Rohrwacher, ndërsa në role të tjera janë aktorët shqiptarë Flonja Kodheli, Bruno Shllaku, Luan Jaha dhe Ilire Vinca Çelaj.
Filmi “Burrneshat” me regji të Laura Bispurit, u vlerësua si filmi më i miri debatues në edicionin e 55-të Italian Golden Globes.
Nё rolin kryesor të këtij filmi luan aktorja italiane Alba Rohrwacher, ndërsa në role të tjera janë aktorët shqiptarë Flonja Kodheli, Bruno Shllaku, Luan Jaha dhe Ilire Vinca Çelaj. Ceremonia, e cila u mbajt dje në Romë, po ashtu ka dhënë çmimin për aktoren më të mirë Alba Rohrwacher, për rolin e saj në “Hungry Heart”, e cila po ashtu luan edhe tek “Burrneshat”.
Globi për aktorin më të mirë shkoi për Luca Zingaretti për rolin në “Perez”.
Filmi “Leopardi” nga Mario Mortone është fituesi kryesor i mbrëmjes, si filmi më i mirë në këtë gjitha kategoritë.
“Burrneshat” është i mbështetur në romanin e Elvira Dones “Hana” dhe flet për Hana Doda, e cila ende një vajzë e vogёl, braktis fatin e saj për të qenë thjesht një bashkëshorte dhe shërbëtore, e ardhme e detyruar kjo pёr gratë në malet e ashpra të Shqipërisë. Duke ndjekur udhëzimet e ungjit të saj, i bindet ligjit tё vjetër të Kanunit, i cili i jep grave mundёsinё për të jetuar të lirë si burrat dhe pasur një pushkë, duke marrë në kёmbim betimin e virgjërisë të përjetshme. Për të gjithë Hana – Marku, bëhet një “virgjëreshë e betuar”.
Ky film ka një kastë të mrekullueshme aktorësh, të cilëve iu prin aktorja e njohur italiane Alba Rohrwacher bashkë me aktoren shqiptare Flonja Kodheli, Lars Eidinger dhe aktorët Luan Jaha, Ilire Vinca, Bruno Shllaku etj.
Filmi “Burrneshat” është bashkëprodhim i Italisë (Vivo Film, Colorado Film Production), Kosovës (Era Film Kosovё – Sabina Kodra), Shqipërisë (Era Film), Zvicrës (Bord Cadre Film), Gjermanisë (Match Factory). Është i financuar nga Ministria e Kulturës në Itali, Qendra Kinematografike e Kosovës, Euroimages dhe nga Media Programme (Komuniteti Europian). I mbështetur nga televizionet RSI (Radio Televizioni Zviceran) dhe RAI CINEMA (Radio Televizioni Italian)
Marrë nga ATSH
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
11.9%
-
Opozitës
13.1%
-
Qytetarëve
75%
Vota total: 84
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Demokratja Kamala Harris takohet me tre kandidatët e mundshëm për nënpresident
4 Gusht, 23:30
-
Namir Lapardhaja: Po këta sikur thanë se tani që u bashkuan, do i tregonin vendin Ramës
4 Gusht, 23:04
-
Intensifikohen tensionet në Lindjen e Mesme
4 Gusht, 22:52
-
Zgjedhjet në Himarë/ Përfundon dorëzimi i kutive! KZAZ nuk konstatoi asnjë të parregullt, pritet të nis numërimi
4 Gusht, 22:44
-
Arben Meçe: Klima ekstremiste në Himarë nuk është fare në vëmendje të opinionit në Greqi
4 Gusht, 22:25
-
'Opozita humbi kohë me çështjen Beleri', Indrit Sefa: Gjikuria u identifikua vetëm para 30 ditësh
4 Gusht, 22:22
-
Mero Baze: Të gjithë ata që tradhtuan Petro Gjikurinë
4 Gusht, 22:15
-
Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famëkeqe 6 milje detit
4 Gusht, 22:08
-
Zgjedhjet në Himarë, dorëzohen 21 kuti votimi në KZAZ e numërimit!! Kanë mbetur edhe 15 të tjera
4 Gusht, 21:34
-
'Himara mori vëmendje se fitoi një kandidat minoritar', Jordan Daci parashikon: Diferenca kësaj here do jetë e madhe
4 Gusht, 21:33
-
Shtëpia e Bardhë: Rritja e pranisë ushtarake në Lindjen e Mesme, masë parandaluese për uljen e tensioneve
4 Gusht, 21:25
-
Gazetari Nura: E njoh Tavon, eurodeputetët grekë më folën me superlativa për të! Edhe Ramësi i intereson të sheshojë marrëdhëniet
4 Gusht, 21:18