“Burrneshat” shqiptare garojnë
për “Ariun e artë” në Gjermani

“Burrneshat” shqiptare garojnë<br />për “Ariun e artë” në Gjermani
TIRANE- “Burrneshat”, një film shqiptar i xhiruar nga një staf i zgjeruar dhe profesional kineastësh shqiptarë dhe europianë sapo ka hyrë në konkurrencën zyrtare të Berlinales. Tradita ekzotike e ruajtur në disa zona të thella të Veriut të Shqipërisë, që lidhet me sakrificën e disa grave që kthehen në burra për të ruajtur trashëgiminë familjare, është bërë herë pas here temë studimi dhe romanesh. Kësaj kureshtjeje nuk i kanë shpëtuar edhe kienastët italianë, të cilët këtë herë kanë qenë gati të bashkëpunojnë me dy shtëpi filmike shqiptare për të bërë skenarin dhe regjinë e filmit “Burrneshat”.

Filmi me skenar të autorëve italianë Laura Bispuri e Francesca Manieri dhe regji tё Laura Bispurit, i mbёshtetur mbi romanin e Elvira Dones “Hana”, ёshtё pёrzgjedhur nё garёn zyrtare tё Festivalit Ndёrkombёtar tё Berlinit qё zhvillohet nё datat 5-15 shkurt 2015. Premiera e tij botёrore do tё jetё nё datёn 12 shkurt nё kuadrin e kёtij festivali. Ky film i metrazhit të gjatë do të jetë në konkurrencë zyrtare për Ariun e Artë në Festivalin e madh Berlinale dhe është filmi i parë i mbështetur nga ERAFILM (Kosovë) me producente Sabina Kodrën.

Filmi i financuar edhe nga QKK -ja e Kosovёs vjen si bashkëpunim i dy shtëpive filmike shqiptare, ku përfshihet edhe ERAFILM (Shqipёri) me producentё Sabina Kodrën dhe Robert Budinën. Filmi është realizuar si rezulat i një bashkëpunimi të gjerë, ku protagonistë janë, jo vetëm autorët italianë, por edhe teknologjia italiane, zvicerane e gjermane e filmit. Për realizimin e filmit kanë ndihmuar: Vivo Film (Itali) me producentё Gregorio Paonessa dhe Marta Donzelli; Colorado Film Producion me producent Alessandro Usai; Bord Cadre Film (Zvicёr) me producent Dan Ëechsler; Match Factory (Gjermani) me producentё Michael Ëeber e Viola Fügen.

Ky film vjen si bashkёprodhim i RSI (Radio Televizionit Zviceran) në bashkёpunim me Rai Cinema (Radio Televizionin Italian). Të tjerë financues janë MIBACT (Ministria e Kulturёs nё Itali); QKK Kosovë; Euroimages; Media Programe (Komuniteti Europian).
 
Aktorët e filmit
Filmi është realizur edhe me një pjesëmarrje shumë të zgjeruar të aktorëve nga Europa, Shqipëria e Kosova. Nё rolin kryesor luan aktorja italiane Alba Rohrwacher e cila nё katёr festivalet e fundit nё Venecia ka fituar tri herё si aktorja mё e mirё dhe nё karrierёn e saj numëron mbi 20 çmime tё rёndёsishme ndёrkombёtare. Në rolet tjera janë aktorët shqiptarë si Flonja Kodheli, e cila ka luajtur në filmin francez “Jashtë Mureve”, në “Amsterdam Express”, si dhe në rolin kryesor në filmin “Bota”, pastaj luan edhe aktori Bruno Shllaku i njohur për filmat “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Gjaku i Arbrit”, etj.

Ky film ka një kastë aktorësh të njohur kosovarë si Luan Jaha dhe Ilire Vinca Çelaj. Në film marrin pjesё edhe dy vajza tё reja nga Valbona e Tropojёs, Drenica dhe Dajana Selimaj. Ky film është i mbështetur më gjerë edhe televizionet RSI (Radio Televizioni Zviceran) dhe RAI CINEMA (Radio Televizioni Italian). Të gjitha këto bashkëpunime dëshmojnë një produksion shumë cilësor përsa i përket fotografisë dhe cilësisë së imazheve, por edhe nivelit të prezantimit të këtij filmi.
 
Romani “Hana i trajtuar në film”
Filmi është i mbështetur në romanin e Elvira Dones “Hana” dhe flet për Hana Dodën, e cila ende një vajzë e vogёl që braktis fatin e saj për të qenë thjesht një bashkëshorte dhe shërbëtore, e ardhme e detyruar kjo pёr gratë në malet e ashpra të Shqipërisë. Duke ndjekur udhëzimet e ungjit të saj, i bindet ligjit tё vjetër të Kanunit, i cili i jep grave mundёsinё për të jetuar të lirë si burrat dhe pasur një pushkë, duke marrë në kёmbim betimin e virgjërisë të përjetshme. Për të gjithë Hana, që më pas bëhet Marku, bëhet një "virgjëreshë e betuar".

“Marku” vendos të bёjё udhёtimin qё e kishte shtyrё pёr njё kohё tё gjatё. Ajo lë tokën e saj dhe arrin në Itali, ku fillon një udhëtim tё ri dhe delikat, kalimin e kufirit mes dy botëve tё largta dhe të ndryshme: Shqipëri dhe Itali, e kaluara dhe e tashmja, mashkullore dhe femërore. Dalёngadalë “Marku” rizbulon Hanёn, më në fund duke ribashkuar dy shpirtra që me vite kanë jetuar brenda trupit të saj. Ajo ka rilindur si një krijesë e re, e lirë dhe e plotë.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 20 janar 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Atletika debuton me rekorde, SHBA thyen ‘limitin’ në stafetën e përzierë 4×400 metra

Paris 2024/ Atletika debuton me rekorde, SHBA thyen ‘limitin’ në stafetën e përzierë 4×400 metra