“Butrinti”, Yzeiraj: Imagjinoni
restorant te Koloseu i Romës...

“Butrinti”, Yzeiraj: Imagjinoni<br />restorant te Koloseu i Romës...<br>
Gazetari Ilir Yzeiraj e ka cilësuar skandal të rëndë ato që po ndodh sot në Parkun Arkeologjik të Butrintit ku një firmë e prodhimit të sallave po ndërton me hekur, beton dhe tulla një biznes privat në brendësi të qytetit antik.

I ftuar në studion e Report Tv, Yzeiraj tha se në një vend tjetër Europian kjo do ishte e paimagjinueshme. A iu referua Koloseut të Romës dhe hoqi paralele me Butrintin për nga vlerat historike dhe kulturore. Në Romë, shtoi gazetari, nuk do imagjinohej që në brendësi të Koloseut të kishte restorante.  

“Është çështje mjaft sinjifikative të cilën ju si televizion e keni ndjekur me kujdes. Ministria e Kulturës nuk ka fuqi të thotë se ai lokal nuk duhet bërë. Por ministrja e zgjedhur nga Rama është zgjedhur të thoit që çdo emocion i Ramës të plotësohet. Si ka mundësi të ndërtosh në zonën e mbrojtur?

Kjo është njësoj si të shkosh te Koloseu në Romë dhe të ndërtosh një restorant. Kjo është e paimagjinueshme. Turistët në Butrint kanë nevojë për një shishe ujë, por jo të drekojnë në restorante”, tha gazetari Ilir Yzeiraj. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari