Sulmuesi i kombëtares gjermane me origjinë polake Lucas Podolski po e mbyll karrierën me shkëlqim.
 
Polaku ka shpërthyer në ndeshjen e Kupës ndaj Erzincanspor duke shënuar pesë gola, në fitoren 6-2 të Gallatasarait.
 
Më parë Podolski ka shënuar katër gola në një ndeshje tri herë në karrierën e tij, por tashmë e ka thyer edhe rekordin personal duke shënuar plot 5 herë.