“Çmenduri” e Man.United, gati
paketa 125 mln euro për Di Marian

“Çmenduri” e Man.United, gati<br />paketa 125 mln euro për Di Marian
Humbja e pabesueshme në ndeshjen e parë të Premier League ka bërë që në shtëpinë e Manchester United të shpërthejë alarmi duke u rikthyer sërish në merkato. Sipas asaj që bën të ditur “Daily Mail” skuadra angleze është e gatshme të bëjë një ofertë shokuese për argjentinasin e Realit të Madridid, Angel Di Maria.
 
Flitet për një paketë prej 100 milion sterlinash ose 125 mln euro në total nga të cilat gjysma do të shkojë për kartonin e lojtarit pra në arkën e klubit spanjoll dhe pjesa tjetër për pagën e lojtarit deri në vitin 2019.
 
Në këtë mënyrë kuptohet mjaft qartë se në listën e shpenzimeve të United nuk janë vetëm Guarin dhe Vidal apo edhe Benatia për mbrojtjen por skuadra e Van Gaal ka vënë në shënjestër një lojtar shumë të kërkuar Angel Di Marian.Ky I fundit u duk sikur ishte shumë afër PSG-së por nisur nga shifra e vënë në dispozicion nga skuadra angleze duket se destinacioni i Di Marias mund të jetë “Old Traford”.
 
Drejtuesit e “Djajve të Kuq” për Di Marian gati një kontratë 5-vjeçare nga e cila argjentinasi do përfitojë 13 mln euro në sezon.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale