Kreu i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Ardian Çela dhe avokatja e shtetit Alma Hicka nuk kanë mundur të dëshmojnë këtë të premte në procesin gjyqësor ku i pandehur është Kastriot Ismailaj i akuzuar për vjedhje e mashtrim me borxhet e ish kompanisë Cez.
Shkak për dështimin e seancës së deklarimeve është bërë kërkesa e Ismailajt dhe avokatëve të tij për radhën e dëshmitarëve të pranuar si deklarues në këtë proces.
Ata kanë kërkuar që më parë të pyetet ish drejtori i Cez Josef Hysek dhe ortakja e Ismailajt Rebecca Gaskin e më pas të procedohet me dëshmitarët e tjerë.
Prej dy jave Hysek nuk paraqitet në gjykatën shqiptare për të dhënë deklarime ndërsa seanca e radhës u shty për më 24 shkurt për t’i dhënë mundësi administratës së gjykatës për të njoftuar dëshmitarët.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com