“CEZ”-i, pas Shkëlzen Berishës
Prokuroria thërret Genc Rulin

Prokuroria e Tiranës ka thërritur sot ish-ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës Genc Rulin për të dëshmuar për dosjen “CEZ”.

Më herët, në prokurori kishte shkuar për të dëshmuar për të njëjtën çështje djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.

Vetë ish-ministri e ka konfirmuar lajmin dhe ka thënë se do të paraqitet në Prokurori dhe se po pret konfirmimin e orarit.

Këtë çështje po e heton prokurori Ardian Braho.  Privatizimi OSSH nga CEZ i kushtoi shtetit shqiptar miliona Euro.

Një komision parlamentar hetoi çështjen dhe ia dërgoi prokurorisë por kjo e fundit e mbylli ndërsa gjykata e Tiranës pak ditë më parë urdhëroi hapjen e çështjes përsëri duke i lënë detyra prokurorisë se kush duhet të merret në pyetje.

Lidhur me këtë lajm, gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno, u shpreh gjatë një lidhjeje direkte në Report Tv se nga të dhënat që kishte nga prokuroria, ministri ruli nuk ishte paraqitur sot në orarin zyrtar që i ishte caktuar, ndërkohë që vetë Ruli në një prononcim publik, pak më herët, kishte thënë se po priste që të konfirmohej orari për t’u paraqitur.

“Nga të dhënat që kam nga prokuroria, ishte caktuar një orar sot në ora 18.00, por me sa duket prania e madhe e medieve në Prokurorinë e Tiranës e ka stepur ministrin Ruli për të dëshmuar. Prokuroria e Tiranës i ka dëeguar disa ditë më parë letër-pororsi autoritetev në Kosovë për shtetasin Nuel Kalaj, që të dëshmojë për të njëjtën çështje” – tha Qyno. 

s.k/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen