“Arsyeja pse patëm dyert e hapura është se e para jemi që fëmijë që jemi ngjitur në këto skena, karriera në raport me artin në tërësi është shumë e hershme, por nuk është besoj qëllimi dhe dashamirësia e teartit, është puna, besoj që janë shfaqje të cilat publiku i pëlqen pasi janë shfaqje që kanë lënë gjurmë në teatër si “10 vjet martesë”, “Dadot”, “Vdekja e një mbretëreshe”, “Mbroni shpellarin”, thotë Inis Gjoni.
Gjoni ua ka besuar rolet Romir Zallës, Gentian Zenelit, Mehmet Xhelilit, Ervin Bejlerit, Besmir Bitrakut e Rozana Radit. Kjo komedi i prezanton publikut një tablo humoristike dhe karaktere të gjalla.
“Ja kamë thënë aktorëve që në momentet e para që nuk është qëllimi im që publiku të vijë të qeshi. Është e rëndësishme që publiku të qeshi, por duhet të dali i shplodhur nga teatri. Personazhi duhet të jetë i sinqertë sa më i vërtetë sa më konkret duke mos shkuar me kastile te komedia.”, tregon Gjoni
Skenografia e kuruar me detaje nga Stivi Rapo dhe Inis Gjoni e bëjnë tërheqëse gjatë gjithë kohës komedinë. Mesazhi është i qartë. Martesa në mungesë të harmonisë e kompromisit është e destinuar të mos funksionojë. Po si konceptohet ky fenomen nga regjisorja?
“Sigurisht që unë e mbështes shuam divorcin”, thotë Inis Gjoni.
Romir Zalla mban peshën e prezantimit të dy personazheve, burrit të divorcuar dhe bashkëshortes që është e pranishme vetëm në bisedat me miqtë. Loja dhe gjestet e aktorëve të tjerë shkaktojnë situata të larmishme humori. Komedia do shfaqet nga datat 26 deri më 29 Tetor dhe 2 deri më 5 Nëntor në Teatrin Kombëtar.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

VIDEO









