Ka nisur kompeticioni më i rëndësishëm në kontinentin latin “Copa America”. Kili fitoi ndeshjen e parë hapëse përballë Ekuadorit me rezultatin 2-0 me golat e Vidal dhe Vargas. Uruguai do të kërkojë të mbrojë kurorën e Kupës së Amerikës, teksa ka 15 trofe kundrejt 14 të Argjentinës dhe 8 të Brazilit.

Do të jetë e vështirë që të mbrojë titullin, pasi Suarez nuk ka shlyer dënimin për kafshimin e Kielinit, ndërsa Forlan është tërhequr dhe barrën më të madhe e ka Cavani.

Favortitë kryesorë në kompeticionin e organizuar nga Kili janë Brazili i Neymar dhe Argjentina e Mesit, por nuk duhet harruar Kolumbia e Hames. Në garë janë 12 skuadra, me Meksikën dhe Xhamajkën që janë bashkuar si të ftuarat e kompeticionit.


d.b/shqiptarja.com