Nesër në orën 21:30, Real Madrid do të luaj në transfertë një ndeshje të vlefshme për “Copa del Rey” përballë Fuenlabrada, një ndeshje e cila sipas medieve spanjolle mund të jetë e vështirë për shkak të mungesave të shumta që “Los Blancos” kanë.

Sipas të përditshmes spanjolle “Mundo Deportivo”, 12 herë kampionët e Spanjës do të përballen me 12 mungesa kryesore.

Ish- lojtari dhe aktualisht trajneri i Realit, Zinedine Zidane, duke parë kundërshtarin, ka vendosur që të luaj me ekipin e dytë ndaj Fuenlabrada.

Në ndeshjen e nesërme pritet të mungojnë: Keylor Navas, Carvajal, Kovcic dhe Bale.

Gjithashtu francezi ka vendosur të lejë pushim Marcelon, Ramos, Kroos, Modric, Isco, Casemiro, Ronaldon dhe Benzeman.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com