Anija e mbytur Italiane “Costa Concordia”, është transportuar më në fund në portin e Genovas, ku do të përdoret për skrap, pas një operacioni spostimi prej gati dy vitesh. Operacioni për zhvendosjen e anijes gjigante është i pari në llojin e tij dhe një ndër më të mëdhenjtë. Për nxjerrjen në breg të anijes janë angazhuar shumë persona dhe është përdorur teknologji, me një çmim prej 1.5 miliardë Euro.

Kapiteni i anijes Francesco Schettino i ka kundërshtuar akuzat për vrasje nga pakujdesia dhe braktisje të anijes, për të cilat mund të dënohet me mbi 20 vite burg.

"Concordia" u përplas me disa shkëmbinj nënujorë pranë ishullit Italian Giglio në janar të vitit 2012, ku mbetën të vdekur 32 njerëz.