“Dekameroni” bullgar lë
mbresë në festivalin e Butrintit 

“Dekameroni” bullgar lë<br />mbresë në festivalin e Butrintit 
TIRANE- Edicioni i 13-të i Festivalit të Butrintit ka nisur më 18 korrik. Nata e parë u çel me teatrin bullgar, me shfaqjen “Dekameroni” të Diana Dobrevas. Në vijim mes shfaqjeve do të jenë edhe dy shqiptare, “Apologjia e Sokratit”, interpretuar nga Mirush Kabashi dhe “Elektra”, me regji të Laert Vasilit.

“Dekameroni” me regji të Dobrevas sillte në skenë mesazhin sesi shthurja, imoraliteti, perversiteti, nuk mund të vrasin ëndrrën, atë që është e vërtetë te njeriu, dashurinë. Krtika e konsideron si një përballje agresive të regjisores, e mbështetur mbi talentin e aktorit. “Ata ishin europianë, impresionues, një lojë e shkëlqyer”, e ka quajtur Maks Velo, ndërsa Përparim Kabo e ka cilësuar të mrekullueshme shfaqjen që hapi natën e parë të festivalit të teatrove.

Më 19 korrik pati sukses edhe trupa italiane nga Bergamo me shfaqjen “Zëra të huaj” me regji nga Luigi Pezzotti.
Mbrëmë ëshët ngjitur në skenë “Elektra”, me regji të Laert Vasilit me aktorë të talentuar të trupës së Teatrit “Aleksandër Moisiu”, si Eralda Çaushi, Amos Muji Zaharia, Mimoza Marjanaku, Vilma Hodo, Suela Bako, Gjergj Doçi, etj. Sot do të ngjite në skenë Maqedonia me shfaqjen “Lisistrata” me regji të Natasha Poplavskas.

Në edicionin e 13-të të këtij festivali ku janë kryesisht shfaqje ndërkombëtare, Artistit të mirënjohur Mirush Kabashi, i është rezervuar mbrëmja e 22 korrikut për të dhënë shfajen e tij më të sukseshme në shkallë ndërkombëtare “Apologjia e Sokratit”. Me këtë rast kjo shfaqje do të regjistrohet për herë të parë pas dhjetëra sukseseve të përcjella nga zërat e një krtike prestigioze të teatrit. Festivali mbyllet më 22 korrik. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21 Korrik 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)    

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës