TIRANE- Kryeministri Edi Rama priti në në takim, Zv.kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë Evangelos Venizelos, me të cilin kanë ndarë të njejtin qëndrim, në lidhje me rritjen e mbështjets për Shqipërinë në BE. Rama vlerësoi bashkëpunimin midis dy vendeve dhe vuri theksin në vullnetin e qeverisë shqiptare për t’i dhënë një dimension të ri këtij bashkëpunimi në frymën e miqësisë dhe të interesit më të mirë të të dy vendeve. Gjatë këtij takimi, u vlerësua ecuria deri tani e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe u trajtuan problematikat që ekzistojnë, të tashme, apo të trashëguara nga e kaluara.
Kryeministri Rama theksoi se qeveria shqiptare mbetet e vendosur për të forcuar, gjithashtu, bashkëpunimin rajonal. Marrëveshja Kosovë-Serbi, u shpreh Kryeministri, ka hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet e bashkëpunimin midis vendeve të rajonit. Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ministrin Venizelos edhe për mbështetjen që Greqia ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Shqipërisë në procesin e integrimit edhe në kuadër të Presidencës së ardhshme greke të BE-së. Ministri Venizelos e uroi Kryeministrin Rama për detyrën e re dhe i shprehu gatishmërinë e qeverisë së tij për t’i vendosur marrëdhëniet mes dy vendeve në një stad të ri bashkëpunimi.
Shkrimi u publikua sot (15.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com