“Ditën e Paqes” në Prishtinë, mer
pjesë edhe deputetja Mesila Doda

“Ditën e Paqes” në Prishtinë, mer<br />pjesë edhe deputetja Mesila Doda
PRISHTINË - Kryetarja e Aleancës së Grave Deputete, Mesila Doda mori pjesë në aktivitetet e organizuara me rastin e “Ditës së Paqes” në Prishtinë.
 
Me ftesë të Grupit të Grave Deputete të Parlamentit të Kosovës, Kryetarja e Aleancës së Grave Deputete, Mesila Doda ishte e pranishme në aktivitetet e organizuara në përkujtim të 12 qershorit, ditës së çlirimit.

Në Parlamentin e Kosovës u zhvillua një ceremoni përkujtimore nën tingujt e Orkestrës Filarmonike të Prishtinës dhe më pas në ceremoninë e inaugurimit të Memorialit Heroinat, një punë njerëzore dhe artistike e mrekullueshme për të përkujtuar rolin dhe kontributin e gruas gjatë luftës.

Në përmbyllje të vizitës në Kosovë, Mesila Doda vizitoi edhe ekspozitën në përkujtim të krimeve të bëra ndaj grave të dhunuara gjatë luftës, ku 5000 fustane të ardhura nga çdo cep i Kosovës ishin vendosur në të gjithë sipërfaqen e stadiumit të Prishtinës.

“Një ditë e veçantë dhe një mësim i mirë që vjen nga Kosova e cila ka gjetur një mënyrë njerëzore për të përkujtuar dhimbjen dhe shpresën. Falënderoj koleget e mia deputete për punën që po bëjnë për të mos lënë në harresë memorien historike të vendit”, - theksoi në një prononcim për mediat Mesila Doda.
 
 Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë