TIRANE - Prezenca e OSBE në Tiranë vlerëson se ngjarja e Divjakës duhet të zbardhet nga organet kompetente. Teksa palët janë përfshirë në një debat të nxehtë me akuza dhe kundër akuza sa i takon përgjegjësisë, zëvendës ambasadori i OSBE-së Robert Wilton apelon që politika ti qëndrojë larg ngjarjes, pasi nuk është momenti siç thotë ai për lojra. “Nuk po bëj vërejtje në këtë pikë, është një punë për policinë e shtetit të hulumtojë dhe ato po hulumtojnë në mënyrë të mbarë.
Duhet të jetë një punë vetëm për organet e sigurisë së shtetit, nuk është punë për thashetheme dhe për lojëra politike. Pra dhe të jetë vetëm një punë për hulumtim kriminal nga policia”, u shpreh Wilton. Që prej 10 Majit, pas rrëzimit të avionit në Divjakë, trafiku i drogës është kryefjala e politikës shqiptare. Opozita akuzon qeverinë se është e implikuar në trafikun e drogës, ndaj kërkon largimin e saj, ndërkohë Kryeministri Rama ka deklaruar se nëse akuzat vërtetohen atëherë ai do marrë përgjegjësinë e plotë duke dhënë dorëheqjen
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com