SPAK kontroll në shtëpinë e Olti Currit, i njohur për lidhjet me çiftin Meta-Kryemadhi

SPAK kontroll në shtëpinë e Olti Currit, i njohur për lidhjet me çiftin Meta-Kryemadhi

Olti Curri

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimeve me urdhër të SPAK-ut kanë kontrolluar banesën e blogerit Olti Curri, në lagjen "Kodra e Diellit".

Kjo është bërë me dije nga gazetari Bledi Mane.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Mane shprehet se banesa në të cilën jeton blogeri ka qenë në pronësi të vjehrrës së Ilir Metës, por ka pak kohë që ka kaluar në emrin e Currit.

Gazetari shton se agjentët kanë sekuestruar një kompjuter, një telefon dhe disa sende të tjera personale.

"Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimeve me urdhër të Spak-ut, kanë mësyrë për një kontroll të befasishëm në shtëpinë e blogerit në lagjen Kodra e Diellit në kryeqytet. Kjo banesë ekskluzive dikur në pronësi të vjehrrës së Ilir Metës ka pak kohë që ka kaluar në emrin e Olti Currit. Agjentët kanë sekuestruar një kompjuter, një telefon dhe disa sende të tjera personale. Olti Curri pretendon se këtë shtëpi që kushton 320 mijë euro e ka blerë me kursimet e parave që ka fituar nga shkruajtja e teksteve të këngëve nëpër festivale të ndryshme. Informohemi se Curri është një nga 10 miqtë e afërt të Monika Kryemadhit të cilët prokuroria speciale i ka vënë nën përgjim e nën hetim",-thuhet në postimin e Manes.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ndreca: 01/05/2024 16:13

    Ca o ky mor shoq, nul apo faz? AAA?

    Përgjigju
  • Anna: 01/05/2024 05:00

    Kjo,Curri, eshte shume shoqe me Moniken.

    Përgjigju
  • halla esma: 01/05/2024 00:15

    lesht e curres,,u bene pasanike keta qe deri dje ishin pa breke...

    Përgjigju
  • Genti: 30/04/2024 23:16

    Ky legeni hiqej si i paperlyer me politiken, sa te poshter paskan qene

    Përgjigju
  • Hitman: 30/04/2024 23:04

    Nje nder sendet me vlere te gjetura ne shtepine e currit ishte dhe vibratori i arte i cili ishte vjedhur monikes nga gaz bardhi ne elbasan. Nuk dihet ende se cfare sekretesh fsheh ky send me vlere.

    Përgjigju
    • Loni: 01/05/2024 12:50

      Ahahahhaah duhet dhene mase sigurie se si dihet cfare mund te beje me ateeee!

    • Qim Peka: 01/05/2024 00:39

      Hahahaha

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta