“Do bllokojmë bastet on
line, ikin 700 mln dollarë”
Kryeministri, Edi Rama theksoi dje ashpërsimin e masave që do të merren për atë që ai e quajti krim ekonokim, pikërisht për lorjat e fatit.
TIRANE-Kryeministri, Edi Rama theksoi dje ashpërsimin e masave që do të merren për atë që ai e quajti krim ekonokim, pikërisht për lorjat e fatit. Ai parlajmëroi se këto masa do të shkojnë deri në mbylljen e adresave on line që shërbejnë si pika bastesh. Sipas kreut të qeverisë, shqiptarët nuk mund të humbasin më para që derdhen jashtë shtetit me baste online në uebsajte të huaja. “Qeveria nuk do të ndalet përkundrazi do të intensifikojë përpjekjet në betejën pa kompromis dhe në toplerancë zero kundër krimit dhe kundër çdo shfaqje të krimit dhe çdo formë.
Po kështu kemi marrë vendimi që përmes Ministrisë së Inovacionit të kërkojmë bllokimin e uebsajteve ku derdhen kursime të emigracionit për familje shqiptare në Shqipëri. Shifra që Shqipëria dhe shoqëria jonë humbasin në aventurën e basteve online në destinacione jashtë Shqipërisë brenda 1 viti varion nga 700 deri në 500 milionë dollarë. Shifër e papranueshme dhe formë e papranueshme për një vend evropian”, tha kryeministri. Sipas Ramës, gjatë kësaj kohe do të bëhet dhe një reformë rregullatore sa i përket aktiviteteve të licencuara duke u bërë thirrje të derdhin detyrimet e prapambetura. “Kompanitë që janë të licencuara jo vetëm që duhet të derdhin të gjitha detyrimet e prapambetura, por duhet të përgatiten për të vepruar konform ligjit në fuqi, ligj që ka provuar më parë që përcakton dhe vendodhjen e tyre në një distancë të përcaktuar në shkolla, spitale, banka dhe çfarë tjetër ky ligj ka të përcaktuar”.
GjithëpërfshirjaNga ana tjetër, kreu i qeverisë garantoi një proces gjithëpërfshirës për aktivitet ilegale që kanë të bëjnë me lojrat e fatit. “Nga ana tjetër dua të bëj me dije se plani ynë është jo vetëm i qartë, por edhe gjithëpërfshirës që do të thotë se nga njëra anë ne do vijojmë betejën pa kompromis në çdo lagje dhe çdo kënd rruge të Republikës së Shqipërisë për ti dhënë fund këtij aktiviteti të zhvilluar në mënyrë ilegale. Por paralelisht do të ecim përpara shumë shpejt me një reformë ligjore që do të përcaktojë kufij shumë të qartë, por edhe përpjesën ilegale të këtij aktiviteti ndërkohë që po punojmë dhe për një strategji dalje dhe për ata që këtë aktivitet e kanë të licencuar”, tha Rama.
Shkrimi u publikua sot (26.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.2%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
5.7%
Vota total: 1091
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ukrainë, lufta dhe pasiguria ndikojnë tek rënia e popullsisë
28 Nëntor, 18:33
-
Demush Shasha: Pozicioni më i rëndësishëm amerikan
28 Nëntor, 18:30
-
Partia e Lirisë kërkon shtimin e mbi 45 mld lekëve për Buxhetin 2025! Xhixho: Depozituam 11 amendamente në Kuvend, buxheti i Ramës për oligarkët
28 Nëntor, 18:27
-
Putin mohon akuzat: Rusia nuk ndërhyn në proceset e brendshme të Gjeorgjisë
28 Nëntor, 18:26
-
Ben Blushi: Çfarë kemi arritur në 112 vjet (një ilaç kundër pesimizmit)
28 Nëntor, 18:24
-
Putin: I kërkoj falje ish kancelares Merkel, nuk doja ta trembja me qenin
28 Nëntor, 18:18
-
Lufta në Ukrainë/ Putin: Trump është një politikan i zgjuar! Biden krijon probleme
28 Nëntor, 18:17
-
Endri Tafani: Takimi i Berishës me 'të rinjtë', PD duhet të ndërrojë urgjentisht marketingun politik!
28 Nëntor, 18:16
-
Aksident në aksin Korçë-Pogradec, vetura del nga rruga dhe përmbyset në kanal, shpëton për mrekulli shoferi
28 Nëntor, 18:03
-
Lirimi i Berishës, Romeo Kara: Vendim i frymëzuar nga pazari politik! Ish- shoferi i tij gjyqtar i dha vulën e PD, kërcënoi trupën e prokurorëve! Kuçana: Kemi bërë gabime, në 2013 ikëm nga pushteti
28 Nëntor, 17:59
-
Dita e Pavarësisë/ Kryebashkiaku i Nju Jorkut bën shqiponjën dykrenore me duar dhe ngre flamurin ‘kuq e zi’ (VIDEO)
28 Nëntor, 17:53
-
Greqi/ Burgu i dha një javë leje, 35-vjeçari shqiptar arratiset dhe shpallet në kërkim! I dënuar me 15,5 vite për trafik droge, u arrestua më 2019
28 Nëntor, 17:52