“Droni” që u ngrit në Beograd me 
'Shqipërinë etnike' shfaqet në Berlin

“Droni” që u ngrit në Beograd me <br />'Shqipërinë etnike' shfaqet në Berlin<br /><br>
Do të shfaqet në festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Futboll në Berlin më 24 mars. Ky film që i kushtohet Kombëtares Shqiptare të Futbollit, pas shfaqjes në Festivalin e Filmit në Varshavë, po vazhdon rrugëtimin e tij. 

Më 3 mars do të shfaqet në Dallas, për të vazhduar si pjesë e Festivalit Ndërkombëtarë të Filmit për Futboll në Berlin, ku do të shfaqet më 24 mars. Filmi me regji të Kreshnik Jonuzit dhe Luftar Von Ramës sjell histori të ndryshme duke prekur aspektet kulturore, politike dhe historike, prapa lojës së futbollit në mes të Shqipërisë dhe Serbisë në vitin 2014.

Në filmin “Triumph” bëjnë pjesë personazhe si Lorik Cana, Gianni DeBiasi, Paolo Tramezzanni, Shkëlzen Gashi, Blendi Fevziu, Dritan Shakohoxha, e të tjerë. Ky film dokumentar pritet që së shpejti të shfaqet edhe në Kosovë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi