TIRANE- Libri “Duke biseduar me Drita Pelinkun”, përgatitur nga Flori Slatina, këto ditë pritej të promovohej në praninë e aktores Drita Pelinku, kolegëve dhe miqve të saj.
Por nuk ndodhi, sepse aktorja e shquar ndërroi jetë dje në orën 10.00 të paradites. Në këtë libër veç artikujve, intervistave dhe opinioneve nga gazetarët janë edhe mbresa e vlerësime të shprehura të kolegëve me të cilët punoi Drita Pelinku.
Një vlerësim i veçantë në krye të opinioneve për Drita Pelinkun është ai i aktorit të madh Kadri Roshi: “Kam një detyrim të madh shoqëror për të cilin kisha menduar t’i bëja edhe një letër Presidentit.
Do të veçoja marrëdhëniet artistike me aktoren që mendoj se rrallë do t’i vijë skenës shqiptare dhe që asnjëherë nuk është vlerësuar, aktoren për të cilën e kam të vështirë të gjej ku ka lozur e nuk ka pasur sukses, aktoren që kur bisedon me të nga ana profesionale, dhe më i miri aktor do ta kishte zili. Dhe kjo është aktorja e madhe Drita Pelinku”.
Ndërsa aktorit Timo Floko, pavarësisht se Drita Pelinku ka qindra role në skenë, i vjen keq që nuk i kanë dhënë më shumë role në kinematografi, sepse “Në filmin “Njeriu me top” ajo ishte një shembull i punës, inteligjencës, nga e cila të rinjtë mund të mësojnë mjaft.
Ajo përgatiste shumë mirë rolin para xhirimit dhe në xhirim nuk sillte pengesa, përkundrazi, e stimulonte procesin e krijimit dhe ishte një ndihmesë mjaft e mirë për partnerin dhe për regjisorin”.
Vlerësimet vijojnë në faqet e këtij libri duke e evidentuar aktoren Drita Pelinku si një pioniere të artit dhe të filmit shqiptar.
Shkrimi u publikua sot (03.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Por nuk ndodhi, sepse aktorja e shquar ndërroi jetë dje në orën 10.00 të paradites. Në këtë libër veç artikujve, intervistave dhe opinioneve nga gazetarët janë edhe mbresa e vlerësime të shprehura të kolegëve me të cilët punoi Drita Pelinku.
Një vlerësim i veçantë në krye të opinioneve për Drita Pelinkun është ai i aktorit të madh Kadri Roshi: “Kam një detyrim të madh shoqëror për të cilin kisha menduar t’i bëja edhe një letër Presidentit.Do të veçoja marrëdhëniet artistike me aktoren që mendoj se rrallë do t’i vijë skenës shqiptare dhe që asnjëherë nuk është vlerësuar, aktoren për të cilën e kam të vështirë të gjej ku ka lozur e nuk ka pasur sukses, aktoren që kur bisedon me të nga ana profesionale, dhe më i miri aktor do ta kishte zili. Dhe kjo është aktorja e madhe Drita Pelinku”.