Ekspozita “Dyert e së ardhmes” me autor Ernesto Spinelli vjen si bashkëpunim i qeverisë italiane me atë shqiptare.
Ambasadori Cutillo foli për rëndësinë e dhjetëra projekteve bashkëpunuese mes Italisë e Shqipërisë
“Ҫdo projekt i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë shërben për të forcuar dialogun mes dy vendeve duke i hapur rrugë paqes, zhvillimit dhe stabilitetit. Shqipëria dhe Italia kanë një histori të gjatë miqësie. Rezultatet e arritura janë të shumta, që nga infrastrukturat e reja deri te zhvillimi i qëndrueshëm i bashkësive rajonale”, tha Cutillo.
Drejtori i zyrës Italiane në Tiranë për Bashkëpunimin, Nino Merola, foli veç të tjerash edhe për rëndësinë e prezantimit të projektit Side Events që do të organizohen dhe do të transmetohen në Live Streaming në internet gjatë gjithë javës.
“Është një histori unike individësh dhe institucionesh që kanë punuar e që punojnë së bashku për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Në këtë projekt do të paraqiten rezultatet dhe perspektivat e ardhshme të Bashkëpunimit mes Italisë dhe Shqipërisë si arsimi, zhvillimi rural, ekonomia, punësimi, të drejta e njeriut dhe mbrojta e mjedisit, duke bashkëpunuar edhe për një turizëm të qëndrueshëm." tha Merola.
Kjo ekspozitë me vepra origjinale shfaqet për herë të parë për herë të parë për publikun dhe do të qëndrojë e hapur deri më 8 nëntor.
[gallery]24503[/gallery]
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

VIDEO









