Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, në aktivitetin për fuqizimin e grave dhe vajzave, përcolli mesazhin e tij për një sensibilizim edhe më të madh të gjinisë mashkullore ndaj të drejtave të grave.

Këtë ambasadori e bëri nëpërmjet një historie të një vajze në Indi, e cila edhe pse humbi jetën nga dhuna dhe përdhunimi, sërish ngriti zërin dhe bëri ndryshimin.
 
Fuqizimi i gravë dhe vajzave nuk është detyrë vetëm e gjinisë femërore, por edhe e vëllezërve, baballarëve bashkëshortëve dhe bijëve. Ky ka qenë mesazhi i përcjellë nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Donald Lu.

"Fuqizimi i grave dhe vajzave nuk është një synim vetëm për gratë por është synim shumë i rëndësishëm edhe për baballarët, vëllezërit dhe për djem. Me 16 dhjetor 2012 në një autobus në Neës Delhi përdhunuan në grup një vajzë 23 vjeçare, ata jo vetëm e përdhunuan por e rrahën për vdekje. Pas vdekjes së saj më shumë se 100 mijë protestues, të vjetër dhe rinj, burra dhe gra u mblodhën para zyrës së Kryeministrit për të kërkuar drejtësi. Është thelbësore që të gjithë ne burra dhe gra të dalim në mbrojtje të fuqizimit të grave dhe vajzave dhe të kundërshtojmë dhunën, diskriminimin dhe paditurinë”, u shpreh Lu.

Në ekspozitën e fotografive mbi fuqizimin e grave dhe vajzava, në muajin e grave, ambasadori Lu ndau historinë e “të patremburës” vajzës indiane që edhe pse humbi jetën nga dhuna dhe përdhunimi, sërish guxoi dhe foli, madje u bë shkak për përmirësimin e ligjit për mbrojtjen e grave.
 
Në aktivitetin e organzar, pikërisht me qëllimin për përforcimin e rrolit të gruas, morën pjesë edhe ambasadorë të tjerë të akredituar në Tiranë, ministrja e Inovacionit Milena harito, si dhe gra e vajza, që me shembullin dhe jetën e tyre kanë treguar që ja kanë dalë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com