Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” ka ngjitur në skenë premierën e parë për vitin 2017 “E vërteta e Marias”.

Drama e autorit Lisandri Kola është ngjitur në skenë me regji të Besfort Idrizit. Në këtë dramë fokusohet problematika moderne e një shoqërie në tranzicion, ku njerëzit i vlerësojnë përciptas lidhjet dhe marrëdhëniet miqësore e dashurore, duke krijuar situata të marrosura në jetën e tyre.
 
 
Tri personazhet kryesore Luka, Mateu dhe Zonja e shtëpisë, i kthehen një konflikti të hershëm. Intriga e ngjarjes nis kur dy miqtë Luka dhe Mateu e rindezin në mënyrë dinamike grindjen e tyre në shtëpinë e Zonjës, e cila në fund mësohet se është pikërisht Maria, shkaku i konflikteve. 
 
 “E vërteta e Marias” është ngjitur në skenë me kastën e aktorëve Ermira Gjata, Florian Agalliu, Gjergj Mena dhe Akrioma Saliu. Shfaqja është dhënë premirë më 14 janar, duke u ringjitur në skenë çdo të enjte , te premte, te shtune dhe te diele. Shfaqja do të vijojë të jepet edhe këtë të shtunë e të dielë në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)