Rreth 90 piktura, vizatime dhe gravura të artistit beratas Alkan Nallbani do të jenë pjesë e ekspozitës “Eksploratorët”, një ekspozitë që çelet për publikun me 19 gusht, si pjesë e sezonit 2016, në Galerinë Kombëtare të Arteve.
Këto punë së bashku zbulojnë eksperienca të universit njerëzor, te mbrujtura nga përvojat e Nallbanit në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, si pjesë e asaj plejade te artisteve të rinj shqiptarë që lanë atdheun në fillimet e viteve 90-të.
Mbushur me optimizëm, arti i Nallbani lëviz nga fillimet me ndikime ekspresioniste, duke pasuar në një kërkim më shumë personal të viteve të fundit, në të cilin ai përzgjedh momente të thjeshta të jetës së përditshme, për ti përdorur si një mjet përgjithësues mbi temat universale të ekzistencës tonë.
Alkan Nallbani ka lindur në 1971, Berat, Shqipëri. Ai u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë dhe vazhdoi studimet e në Akademinë e Arteve të Bukura në Firence, Itali e me pas në Kolegjin Corcoran e Artit dhe Dizajnit, USA . Ai ka marrë pjesë në ekspozita të shumta në vende të ndryshme të Evropës dhe Shtetet e Bashkuara. Ai jeton dhe punon në New York dhe Firence. Puna e tij ka qenë i përfshirë në Bienalen Amerikane të Arteve Grafike në vitin 2010 dhe në Bienalen e Pragës në vitin 2009.
"Alkan Nallbani: Explorers" është kuruar nga Artan Shabani, Drejtor i Galerise Kombëtare, te Arteve Tiranë dhe kuratorja Esmeralda Dalipi.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com