“Encore un soir” ,Celine Dion,
kthehet me album të ri në frëngjisht

“Encore un soir” ,Celine Dion,<br />kthehet me album të ri në frëngjisht
Celine Dion kthehet në 26 gusht me albumin “Encore un soir”. Një album i gjithi në frëngjisht, i ideuar nga bashkëshorti René Angelil, që vdiq në janar të këtij viti.

Një projekt që çifti po kujdesej prej kohësh dhe që më në fund u realizua si një homazh tjetër i këngëtares për shokun e një jete dhe menaxherin e saj historik. Punës iu bashkua edhe bashkëpunimi i Jean Jacques Goldman, që krijoi këngën që i ka dhënë emrin edhe albumit “Encore une soir”.

Dëshira e këngëtares kanadeze dhe burrit të saj që të punonte sërish me Goldman, pas 12 vitesh u konkretizua pikërisht me këngën, që doli në 24 maj. Një këngë që Celine ia kishte kërkuar bashkëautorit francez ; “E di që ke shkruar gjithçka për mua, por ajo që po jetoj në këto momente është shumë e rëndësishme, nëse ti do më jepje pak nga magjia jote…..”. Kënga u rendit e para në 10 vende, në listën e Top 10 në 22 vende dhe në Top 20 në 27 vende.


Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë