TIRANE- Aktivitete edhe në Tiranë për nder të “Epopesë së UÇK-së”, në shenjë kujtimi për rënien e Adem Jasharit, i shpallur komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ceremonia përkujtimore me rastin e 15 vjetorit të masakrës së Prekazit, ku Adem Jashari dhe familja e tij u rrethuan nga forca të shumta policore serbe dhe mbetën të vrarë komandanti Jashari bashkë me 54 familjarë, përfshi edhe gra e fëmijë, u zhvillua sot paradite. Kryeministri Berisha, kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe zyrtarë të tjerë bënë homazhe para bustit ët komandantit legjendar Adem Jashari, të vendosur në rrugën e Durrësit.
“Komandantit legjendar, Adem Jashari ra për t’u bërë i pavdekshëm. Nderim për të gjithë ata që ranë për të mbrojtur Kosovën. Ata bënë luftë të pabarabartë dhe historike për çlirimin e Kosovës. Nuk gjendet sakrificë më e madhe se e ajo e Adem Jasharit dhe familjes së tij. Mbarë kombi shqiptar përulet para tyre” -tha Berisha duke shtuar se Adem Jashari e shndërroi Prekazin në “Krujën e dytë” të shqiptarëve.
Në Kosovë “Epopeja e UÇK-së” kujtohet me manifestime për tre ditë rresht 5, 6, 7 mars.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com