Sfida historike mes Serbisë dhe Shqipërisë vjen në një moment kur sulmuesi Philip Djordjevic po shkëlqen në kampionatin italian të futbollit duke spikatur me Lacion sidomos në ndeshjen e fundit teksa shënoi jo pak, por tre gola përballë Palermos në transfertë.
Si njohës i mirë i serbit, kapiteni Lorik Cana paralajmëron kombëtaren kuqezi dhe në veçanti De Biasin që mbulimi ndaj Philip Djordjevic duke të jetë i rreptë për t’i minimizuar hapësirat para portës, pasi mund të kthehet në një rrezik kryesor. Philip Djordjevic dhe Lorik Cana luajnë në një ekip në Itali, por në nivel kombëtaresh do të jenë kundërshtarë.
“Në nivel Kombëtaresh do të sfidoj Djordjevic për ndeshjen Serbi - Shqipëri dhe kjo gjë më ka vënë disi në siklet, madje kam dashur ta dëmtoj por na duhet për ndeshjen e së dielës” tha ai. Shqipëria udhëton për në Serbi me 14 Tetor për sfidën e tretë të vlefshme për grupin.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com