“Euro 2016” serbët në kor: Duam
fitore me çdo kusht ndaj Shqipërisë

“Euro 2016” serbët në kor: Duam<br />fitore me çdo kusht ndaj Shqipërisë
Karaxhiç: Ndaj Shqipërisë, vetëm fitore
Presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, Tomislav Karaxhiç ka theksuar se pas barazimit me Armeninë nuk do të kënaqet kurrsesi me një pikë përballë Shqipërisë, por do të kërkohet fitorja me cdo kusht për të rikuperuar 2 pikët e humbura në ndeshjen e 11 Tetorit.
 
“Përballë Armenisë na mungoi fati, por ndaj Shqipërisë duam 3 pikët e plota për të mos humbur terren” tha ai. Pozitat e Karaxhiç do të lëkundeshin shumë nëse Serbia do të humbasë ndaj Shqipërisë.
 
Vokrri: Tifozët, jo pre e provokimeve
Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka folur para sfidës Serbi – Shqipëri duke vlerësuar se kuqezinjtë kanë mundësi reale për të fituar në Beograd.
 
 “Unë mendoj se Shqipëria është në përparësi pasi ka 4 pikë, kurse Serbia 1. Ata kanë vetëm një pikë dhe duhet gjithsesi të fitojmë. Kjo është një epërsi për ne.
 
Sa i përket rezultatit, nuk do të jetë si ndaj Portugalisë pasi ajo ka ishte ndeshja e parë dhe Shqipëria është nënvlerësuar, kurse tani është ndryshe. Unë mendoj se mund të fitojmë. Tifozët duhet të jenë një motiv shtesë për lojtarët. Ata nuk duhen të bien pre e provokimeve”, përfundoi Vokrri. Ndeshja Serbi-Shqipëri zhvillohet të martën në 20:45.
 
Advokat: Shqipëria, jo vendimtare

Trajneri i Serbisë Dick Advokat ka kërkuar nga ekipi i tij që të lërë jashtë fushe emocionet gjatë 90' dhe të përqendrohet te rezultati përballë Shqipërisë. Edhe pse ndeshja po fryhet shumë në media si vendimtare, sipas holandezit kjo nuk është ndeshja e fundit e grupit që vendos gjithçka.

"Ne të gjithë e dimë se ndeshja kundër Shqipërisë është e një rëndësie të madhe, por kjo nuk është përfundimtare. Ne kemi cilësi, vetëm duhet të kontrollojmë emocionet. Futbolli është e vetmja gjë që na intereson, ne duam të japim një performancë të mirë. Duhet të mendojmë vetëm për tre pikë "tha Advokat.




d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji