“Expo Sud Italia”, 16 firma italiane
promo në Shqipëri në 1 sfilatë mode

“Expo Sud Italia”, 16 firma italiane<br />promo në Shqipëri në 1 sfilatë mode
TIRANE - Një sërë kompanish të vogla dhe të mesme të Italisë së Jugut të specializuara në sektorët e veshjes, bizhuterisë dhe artikujve shtëpiakë promovuan për herë të parë në Shqipëri produktet e tyre.

“Expo Sud Italia” quhet ekspozita promovuese e 16 firmave italiane nga Puglia, Sicilia dhe Campania, të cilat prezantuan përballë distributorëve shqiptarë materialet e tyre. Produktet “Made in Italy” erdhën në Shqipëri përmes IÇE-s , agjencisë për promovimin e ndërmarrjeve italiane. I pranishem ne aktivitet ishe edhe ambasadori italian ne Tirane Massimo Gaiani.

“Janë disa ndërmarrje që prezantohen në Shqipëri - u shpreh Gabriella Lombardi, drejtoresha e ICE në Tiranë - Kemi të bëjmë me firma të vogla dhe të mesme italiane, disa prej tyre vijnë për herë të pare në tregun shqiptar. Ne i kemi ndihmuar dhe do të vijojmë t’i ndihmojmë në hapat e tyre të para këtu në Shqipëri, duke i dhënë mundësinë që të jenë prezente dhe me produktet e tyre për dy javë. Ato që këto firma kanë sjellë janë veshje për meshkuj dhe femra, bizhuteri, kostume plazhi, artikuj shtëpiakë në veçanti skulptura , shembullin e të cilave e kemi këtu për prezantim por edhe shandanë. Në COIN produktet do të prezantohen në disa hapësira, ndërsa në TEG do të jetë një hapësirë unike. Kemi investuar shumë për këtë eveniment për të ngjallur tek ju interesin që të shkoni për t’i parë me sytë tuaja të gjitha këto produkte nga afër, nga data 6 deri më 21 shkurt, përfshirë këtu edhe datën 14, ditën e Shën Valentinit ku në TEG do të ketë dhe një promocion special. Kështu shpresojmë që në këtë natë të prezantimit të shijoni shfaqjen”, perfundon Gabriella Lombardi.
Gabriella Lombardi,

pasarela
Foto të tjera

Përmes një sfilate, kompanitë e jugut kanë sjellë në sytë e të pranishmëve produktet e tyre. Fillimisht u prezantuan veshje tekstile nga kompania “Apulia Tessile”, një kompani e specializuar në krijimin e veshjeve për gra.

Sfiluan edhe kompania 30-vjeçare “Aletex” duke prezantuar linjën e tyre të rrobave të banjës, në bashkëpunim me markën All off.

Një tjetër kompani që ka gjetur interes për të ardhur në Shqipëri është “To be happy”, ndërmarrje italiane që prodhon pizhame për meshkuj dhe gra në punime me dorë.

Në sfilatë u prezantuan edhe një sërë ndërmarrjesh që prodhojnë bizhuteri si “Jais” apo “Lapilli di lava”. 

sfilata
Foto të tjera

Kompanitë e jugut të Italisë prezantohen pranë qendrave COIN dhe TEG në Tiranë deri më 21 shkurt produktet e tyre. Nisma ka si synim rritjen e mundësive tregtare për shoqëritë italiane  në një treg interesant si ai shqipetar për nga afërsia gjeografike dhe lidhjet ekonomiko-kulturore.

Aktivitetet, organizuar nga Agjencia IÇE, janë pjesë e "PIANO EXPO SUD", financuar nga Ministria Italiane e Zhvillimit Ekonomik me fonde nga Bashkimit Evropian.

sfilata

foto
Foto të tjera

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

23 vite që jetonin në Greqi, çifti u nda për 5 vite, Enkelejda i dha një mundësi tjetër për hatër të fëmijëve

23 vite që jetonin në Greqi, çifti u nda për 5 vite, Enkelejda i dha një mundësi tjetër për hatër të fëmijëve