Prej disa ditësh në media të ndryshme kanë qarkulluar zëra se aktori i njohur turk Kenan Izmirzaloglu ose siç njihet në Shqipëri “Ezeli” është vetdeklaruar si homoseksual.

Mirëpo aktori i ka përgënjeshtruar të gjitha këto shkrime.

“Thashethemet janë diçka shumë e keqe. Këto shkrime gjithmonë kanë qenë tendencioze, por në qoftë se ju shikoni dikë me hormone mashkulli apo dikë që ka fëmijë dhe ka krijuar familje, si mund të thoni se është homoseksual?

Atëherë, i bie që unë të mos shoqërohem asnjëherë me meshkuj! Ugur Yucel (aktori për të cilin e akuzojnë se ka pasur një lidhje) është martuar në Holandë, por nuk jeton atje. Kjo histori është një gjë e shëmtuar, të cilën mediat e kanë keqpërdorur.

Ai ka një djalë 19 vjeç dhe është një mik i imi shumë i mirë”, -është shprehur aktori për gazetën Hurriyet.

Gjithashtu Kenan ka theksuar se thashetheme në kurriz të tij janë bërë gjithmonë për shkak të tërheqjes që pamja e tij shkakton tek femrat.

(xh.k/shqiptarja.com)