Një hulumtues palestinez disa kohë më parë kishte raportuar për mundësinë e thyerjes së sistemit të sigurisë së rrjetit social “Facebook”, por deklarata e tij u injoruara nga themeluesit e FB. Por ai thyeu sigurinë dhe hyri në faqen e themeluesit të rrjetit social, Mark Zuckerberg.
Tashmë, dihej se “Facebook” nuk ishte mbretëria e privatësisë, por që të sulmohej dhe faqja e themeluesit të këtij rrjeti, është padyshim impresionuese. Hulumtuesi palestinez, Khalill Shreateh, arriti të hacker-ojë profilin e Mark Zuckerberg. Në faqen e Zuckerberg ai publikoi një mesazh pa qenë “mik” i tij.
Në të vërtetë, ky veprim nuk tregon për një sulm ndaj faqes virtuale, por është më tepër një formë ekstreme e denoncimit të mënyrës sesi mund të thyhet programi, duke cënuar privatësinë e përdoruesve.
Në këtë mënyrë, ata mundësojnë që të dëgjohet zëri i tyre.
Hulumtuesi palestinez në këtë mënyrë tregoi sesi mund të korrigjohet defekti, që i bën të sulmueshme profilet e qytetarëve. Megjithatë edhe pse ai ka sulmuar faqen e themeluesit të rrjetit social “Facebook”, për të nuk do të ketë asnjë gjobë financiare, por as edhe ndonjë përfitim.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com