“Isa Mustafa premtoi, nuk e bëri-dështoi”, nëse iu kujtohet kjo ishte motoja e Astrit Salihut, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në zgjedhjet lokale të vitit 2009, kundrejt kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës.
Përmes prezantimit të projekteve të parealizuara në atë kohë, Salihu tentonte të merrte timonin e Komunës së Prishtinës, por në fund rezultatet ishin dekurajuese, ku përfundimisht atij iu shuan dëshirat për një karrierë politike.
Nga goditja që morri Salihu në atë kohë braktisi skenën politike për t’iu përkushtuar më shumë asaj akademike.
Një qasje të tillë si të Salihut në zgjedhjet e fundit lokale kishin “kopjuar” edhe kandidatë të tjerë për kryetar të komunave, ku përmes keqmenaxhimeve, që kanë ndodhur në të kaluarën, ata tentuan të bindin votuesit për t’i votuar.
Megjithatë, për dallim nga Salihu, kundërshtarët politikë në zgjedhjet e vitit 2013 ia dolën ta mundnin Mustafën në bastionin e fuqishëm të LDK-së, Prishtinën.
Shpend Ahmeti gjatë gjithë fushatës parazgjedhore premtoi jetë më të mirë për banorët e kryeqytetit, trafik të rregulluar, rrugë të pastra, furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm. Mirëpo, asnjërën prej këtyre premtimeve ai nuk arriti t’i jetësojë gjatë shtatë muajve të qeverisjes.
Jeta në Prishtinë gjithnjë është duke u rënduar si pasojë e kaosit në trafik dhe e rrugëve të papastra, e reduktime nuk kanë vetëm ata qytetarë që posedojnë puse. Në lagje brenda qytetit janë krijuar depo artificiale të mbeturinave, ngase ato askush nuk po i pastron.
E rrugët e trotuaret janë të mbushura përplot me vetura. Ahmeti edhe aktualisht po tenton të merren më keqqeverisjen e ish-kryetarit, duke mos u marrë seriozisht me zgjidhjen e këtyre problemeve. Ai është padyshim kryetari më aktiv në rrjetin social “Facebook”, por jo edhe më fleksibili për zgjidhjen e problemeve të shumta të Prishtinës.
Rrugën e Shpendit e ka zgjedhur edhe ekonomistja tjetër e diplomuar në Amerikë, Mimoza Kusari-Lila. Kjo e fundit e braktisi pozitën e zëvendëskryeministres në Qeverinë e Kosovës, për t’i hyrë garës për kryetare të komunës së Gjakovës.
Pas një muaji fushatë parazgjedhore ajo rrëzoi nga pushteti Pal Lekajn e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, duke e akuzuar për keqmenaxhim dhe keqpërdorim të parasë publike.
Gjatë gjithë fushatës parazgjedhore, por edhe pas marrjes së mandatit Kusari-Lila e pati kritikuar dhe akuzuar Lekajn përmospërmbushje të premtimeve.
Ajo pati evidentuar një nga një projektet që i ka premtuar dhe nuk i ka realizuar Lekaj.
Mirëpo, pas tetë muajsh qeverisje ajo ka ardhur në pozitë të njëjtë sikurse personi që e pati akuzuar.
Në këtë vallë është edhe kryetari aktual i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Gjatë gjithë fushatës ky pati shqyer fytin, duke kritikuar dhe akuzuar ish-kryetarin për mospunë.
Mirëpo, prej kohës kur e ka marrë mandatin e të parit të Komunës, ky thuajse është marrë vetëm me problemin e tij personal, biznesor, ndërtimin e një fabrikë të kërpudhave.
Bashkimi i Mitrovicës dhe zhvillimi i menjëhershëm ekonomik i këtij qyteti janë ty top-pretimeve të Bahtirit, që tashmë vetëm se i takojnë të kaluarës.
Edhe ky njëjtë sikurse Kusari-Lila nuk është marrë më realizimin premtimeve, por më të kaluarën e ish-kryetarit të kësaj komune.
Që të tre kanë ardhur në pozitat e të parit të komunave për herë të parë, duke premtuar zhvillim ekonomik e jetë më të mirë në qytetet, që ata drejtojnë.
Por,fatkeqësisht pas më shumë se shtatë muajsh qeverisjeje situata thuajse vazhdon të njëjtën me personazhe të ndryshëm.
Ata kanë gojën plot për zgjidhjen e problemeve vetëm nëpër rrjete sociale, ndërsa punët në terren janë si mos më keq.
/Shqiptarja.com