SHKODËR- Një aksident me dy 14-vjeçarë të plagosur rëndë ka ndodhur sot në fshatin Hot i Ri, në Shkodër.
Motorçikleta tip "Yamaha" pa targa, me të cilën udhëtonin dy të miturit është përplasur me mjetin tip "Ford" me targa italiane (DC395PE) dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i motorçikletës K.Gj., si dhe pasagjeri R.N., bëjnë me dije burime zyrtare nga policia.
Drejtuesi i automjetit, 21-vjeçari V.Q., mësohet se nuk është dëmtuar. Ai është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër. Ndërsa, të plagosurit janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjëndje të rëndë shëndetësore dhe më pas janë transportuar drejt kryeqytetit për shërbim të specializuar mjekësor.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Postribë, rreth orës 16:00.
Sipas dëshmive të banorëve në vendngjarje, motorçikleta ka qënë duke lëvizur me shpejtësi, ndërsa automjeti ka qënë duke u futur në një rrugicë kur ka ndodhur përplasja.
Pas kontaktit me pjesën anësore (majtë) të automjetit, motorçikleta ka bërë disa saltro në ajër dhe ka përfunduar në bahçen e një banese aty pranë, duke kaluar edhe murin rrethues. Një prej dëshimtarëve është shprehur se motorçikleta ka qenë duke lëvizur "me shpejtësi shumë të madhe".
Kanë qënë banorë të zonës ata të cilët u kanë ardhur në ndihmë dy të rinjve duke njoftuar policinë dhe ambulancën.

(Me rreth të kuq, motori që ka përfunduar në baçen e një banese pas përplasjes) FOTO

14-vjeçari K.Gj. njihet për akrobacitë e tij me motorçikletë.

(14-vjeçari me iniciale K.Gj që u aksidentua me të njëjtin motor që shihni në foto)

(14-vjeçari me iniciale K.Gj duke drejtuar motorat në mënyrë të rrezikshme)
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO