“Fermerë me Pamje nga Deti”
promovimi i turizmit bregdeta

“Fermerë me Pamje nga Deti”<br />promovimi i turizmit bregdeta
Për herë të parë në Shqipëri një hulumtim i detajuar orienton donarët, pushtetin vendor apo investitorët mbi aktivitetet potenciale të zonave pranë bregdetit.  “Fermerë me Pamje nga Deti” i prezantuar sot në Galerinë Kombëtare të Arteve është publikimi hulumtues, i përgatitur nga programi Akademia Verore e Atelier Albania 2015,  pjesë e të cilit janë studentët e arkitekturës në Shqipëri.  

Konkretisht në katër fshatra të bregdetit Jonian: Himarë Fshat, Kudhës, Pilur dhe Qeparo Fshat.Ky material sjell një përqasje të re në planifikimin dhe promovimin e shtëpive pritëse autentike me kosto minimale investimesh në katër fshatra të bregdetit Jonian, duke përbërë kështu  një udhëzues intersant për të thithur sa më shumë turistë, e në mënyrë indirekte zhvillim ekononik të këtyre fshatrave, pjesë edhe të Planit të Integruar  Ndërsektorial të Bregdetit.

Botimi është  është fryt bashkëpunimit të suksesshëm, ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Urban, Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, Atelier Albania dhe GIZ.
Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni tha se “Fermerë me Pamje nga Deti” sjell potencialin turistik të 4 fshatrave.

“Janë ide krijuese, të cilat joshin donatorët, investitorët duke sjellë rrjedhimisht më shumë të ardhurave e krijojnë vende pune për banorët e këtyre zonave. Unë jam e sigurtë se këto sugjerime për mënyrën e zhfrytëzimit të potencialit të kanë keto zona nuk do të mbeten në letër. Madje, do të ftoja donatorët, urbanistët, arkitektët që të mbështesin këto shkolla verore të arkitektëve të rinj, për të promovuar idetë dhe krijimet e tyre”, tha në fjalën e saj Ministrja Gjermeni.

Drejtori I GIZ, Hans-Juergen Cassens tha se nëpërmjet orientimeve që jepet publikimi hulumtues bëhet e mundur që potenciali turistik i zonave pranë bregdetit të shkojë direkte të banorët, ata të jenë përfituesit kryesorë.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Fjalimi i Ramës/ Meçe: Foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës! Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor

Fjalimi i Ramës/ Meçe: Foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës! Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor