“Flamuri” në Beograd skuq
profilet e artistëve shqiptarë
‘Flamuri’ kuq e zi në Beograd ka skuq profilet e artistëve shqiptarë gjatë 24 orëshit të fundit. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe,‘Vipat’ shqiptarë aneknëd botës nuk kanë hezituar që të shprehin patriotizmin duke i dhënë forcë dhe uruar lojtarët për qëndresën. Ndër emrat që kanë spikatur për dashurinë e tyre të
‘Flamuri’ kuq e zi në Beograd ka skuq profilet e artistëve shqiptarë gjatë 24 orëshit të fundit. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe,‘Vipat’ shqiptarë aneknëd botës nuk kanë hezituar që të shprehin patriotizmin duke i dhënë forcë dhe uruar lojtarët për qëndresën. Ndër emrat që kanë spikatur për dashurinë e tyre të zjarrtë ndaj kuqezinjve kanë qenë; Luana Vjollca, Angela Martini, Dafina Zeqiri, Vedat Ademi i cili ka veshur bluzën e kuqe bashkë me djalin e tij, Afërdita Dreshaj, aktori Blerim Destani apo emra të njohur të muzikës dhe ekranit si Noizy, Valbona Selimllari, Alban Skënderaj dhe humoristi shkodran Julian Deda.
Menjëherë pas ndërprerjes së ndeshjes, as modelja e njohur Afërdita Dreshaj nuk ka mundur të rrijë indiferent ndaj shqipeve. Në rrjetin social “Instagram” ajo ka postuar një fotografi me kapitenin e kombëtares, Lorik Cana. “Krenare me ty o Lorik Cana! Na e bërë zemrën mal ! Rrofsh sa malet #unebesoj #lorikcana #shqiperia #albania”, ka shkruar ajo përbri kësaj fotoje. Ndërsa aktori Blerim Destani s’ka ngurruar, por ka theksuar se për Serbinë më e rëndë ka qenë kjo fluturake se sa bombardimet e Nato's 15 vjet më parë. “Ky aeroplan më i rëndë ke për Serbinë se aeroplanët e NATO's para 15 vjetve”, ka shkruar Destani mbi foton e flamurit të vendosur në mes Beogradit.
Edhe Rita Ora e ka pasur të pamundur të reagojë pas atyre që ndodhën në Serbi-Shqipëri. Natyrisht, këngëtarja me origjinë kosovare, por me banim në Britani, ka shprehur të gjithë krenarinë e saj, përmes një postimi në Facebook. Në një mesazh gjysmë shqip e gjysmë anglisht, ajo shkruan: “Isa, shqipet sot të kanë bërë krenar mes Beogradit. Mos e prekni Flamurin tonë me ato duar të pista. S'kam qenë kurrë krenare që jam shqiptare, më shumë sesa sot. BAC U KRYYYYYYY BREEEEEEEE”. Këta janë vetëm disa nga personazhet që nuk ngurruan të diskutojnë dhe trajtojnë më gjerë lojën mes futbollistëve shqiptarë dhe atyre serb, e cila u ndërpre për shkak të dhunës ushtruar ndaj futbollistëve shqiptarë.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm (16 tetor 2014) të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
29/3
Sondazhi i ditës:
Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?
-
Po
66.8%
-
Jo
25.7%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 1380
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarri në Zadrimë! Iu dogj shtëpia nga flakët, banorja flet për Report Tv: U shkrumbua gjithçka! Shteti të na ndihmojë
27 Gusht, 09:45
-
Kërcënohet me armë zjarri një 32-vjeçar në Tiranë, autori ende i paidentifikuar
27 Gusht, 09:35
-
Eksporti i mbetjeve, Konfindustria: Rënie e plotë e gjithë zinxhirit institucional! SPAK të nis hetimet
27 Gusht, 09:16
-
Prokuroria kërkon rikthimin e çështjes ndaj ish-Presidentit Trump për dokumentet e klasifikuara
27 Gusht, 09:12
-
Kush është bjondina që shoqëronte Pavel Durov gjatë arrestimit, bukuroshja me emër të rremë! Miliarderi i Telegram u prangos pas takimit me Putin?
27 Gusht, 09:07
-
Nëna dhe motra e Mariah Carey vdesin në të njëjtën ditë! Këngëtarja: Zemra ime është thyer
27 Gusht, 08:47
-
Zgjoheni në mëngjes të lodhur, ja disa arsye dhe këshilla si mund ta rregulloni
27 Gusht, 08:40
-
Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot
27 Gusht, 08:32
-
Vlorë/ Sherr masiv me sende të forta në një resort luksi në Palasë, një burrë shembet në tokë! Shpallen në kërkim 2 persona (VIDEO)
27 Gusht, 08:25
-
E rëndë në Belgjikë, shqiptari vritet nga fqinji pas sherrit për vendin e parkimit, plagoset dhe kushëriri 19-vjeçar! Viktima baba i 3 fëmijëve, arrestohet autori
27 Gusht, 08:24
-
Tekstet shkollore falas për arsimin bazë dhe të mesëm! Rama: Përfitojnë 238 mijë nxënës! Mbështetje për familjet
27 Gusht, 08:20
-
Stuhi e fortë në Itali, breshëri thyen xhamat e makinave
27 Gusht, 07:50