“Flamuri” në Beograd skuq
profilet e artistëve shqiptarë
‘Flamuri’ kuq e zi në Beograd ka skuq profilet e artistëve shqiptarë gjatë 24 orëshit të fundit. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe,‘Vipat’ shqiptarë aneknëd botës nuk kanë hezituar që të shprehin patriotizmin duke i dhënë forcë dhe uruar lojtarët për qëndresën. Ndër emrat që kanë spikatur për dashurinë e tyre të
‘Flamuri’ kuq e zi në Beograd ka skuq profilet e artistëve shqiptarë gjatë 24 orëshit të fundit. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe,‘Vipat’ shqiptarë aneknëd botës nuk kanë hezituar që të shprehin patriotizmin duke i dhënë forcë dhe uruar lojtarët për qëndresën. Ndër emrat që kanë spikatur për dashurinë e tyre të zjarrtë ndaj kuqezinjve kanë qenë; Luana Vjollca, Angela Martini, Dafina Zeqiri, Vedat Ademi i cili ka veshur bluzën e kuqe bashkë me djalin e tij, Afërdita Dreshaj, aktori Blerim Destani apo emra të njohur të muzikës dhe ekranit si Noizy, Valbona Selimllari, Alban Skënderaj dhe humoristi shkodran Julian Deda.
Menjëherë pas ndërprerjes së ndeshjes, as modelja e njohur Afërdita Dreshaj nuk ka mundur të rrijë indiferent ndaj shqipeve. Në rrjetin social “Instagram” ajo ka postuar një fotografi me kapitenin e kombëtares, Lorik Cana. “Krenare me ty o Lorik Cana! Na e bërë zemrën mal ! Rrofsh sa malet #unebesoj #lorikcana #shqiperia #albania”, ka shkruar ajo përbri kësaj fotoje. Ndërsa aktori Blerim Destani s’ka ngurruar, por ka theksuar se për Serbinë më e rëndë ka qenë kjo fluturake se sa bombardimet e Nato's 15 vjet më parë. “Ky aeroplan më i rëndë ke për Serbinë se aeroplanët e NATO's para 15 vjetve”, ka shkruar Destani mbi foton e flamurit të vendosur në mes Beogradit.
Edhe Rita Ora e ka pasur të pamundur të reagojë pas atyre që ndodhën në Serbi-Shqipëri. Natyrisht, këngëtarja me origjinë kosovare, por me banim në Britani, ka shprehur të gjithë krenarinë e saj, përmes një postimi në Facebook. Në një mesazh gjysmë shqip e gjysmë anglisht, ajo shkruan: “Isa, shqipet sot të kanë bërë krenar mes Beogradit. Mos e prekni Flamurin tonë me ato duar të pista. S'kam qenë kurrë krenare që jam shqiptare, më shumë sesa sot. BAC U KRYYYYYYY BREEEEEEEE”. Këta janë vetëm disa nga personazhet që nuk ngurruan të diskutojnë dhe trajtojnë më gjerë lojën mes futbollistëve shqiptarë dhe atyre serb, e cila u ndërpre për shkak të dhunës ushtruar ndaj futbollistëve shqiptarë.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm (16 tetor 2014) të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
40/3
Sondazhi i ditës:
Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?
-
Po
64.9%
-
Jo
28.2%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 2723
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta Rusi-Ukrainë, IAEA jep alarmin: Rrezik aksidenti në termocentralin bërthamor të Kursk, raketat ruse po bien në perimetër
28 Gusht, 07:55
-
Lezhë/ Situatë e vështirë me zjarrin në Malin e Velës, flakët drejt fshatit Kallmet! Rrezikojnë zonën e banuar
28 Gusht, 07:47
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: 12 dronë ukrainas u rrëzuan gjatë natës
28 Gusht, 07:38
-
Në mesditë priten rebeshe shiu, si parashikohet moti për sot
28 Gusht, 07:19
-
VIDEO/ Spektakël oqeanik, ja si i ndjek marina meksikane anijet e kokainës së karteleve Narcos! Sekuestrohen 7,2 tonë drogë, 15 të arrestuar
28 Gusht, 07:09
-
Është koha e duhur për të eksploruar mundësi të reja... horoskopi për sot
28 Gusht, 07:04
-
Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit
27 Gusht, 22:57
-
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby: SHBA do ta mbrojë Izraelin në rast të një sulmi nga Irani
27 Gusht, 22:49
-
Vijon situata e vështirë me zjarret në Lezhë, shfaqen disa vatra në Malin e Velës dhe në masivin pyjor të Fanit në Mirditë
27 Gusht, 22:39
-
FOTOT/ Rijetëzimi i Industrisë Ushtarake, ministri Vengu vizitë në Uzinën Mekanike në Gramsh
27 Gusht, 22:39
-
Rrjeti X, ndryshime në programin e Inteligjencës Artificiale pas shqetësimeve për dezinformata për zgjedhjet
27 Gusht, 22:31
-
Trepça shpall gjendje të jashtëzakonshme, pezullohen përkohësisht pushimet vjetore të punëtorëve
27 Gusht, 22:16