“Flamuri” në Beograd skuq
profilet e artistëve shqiptarë
‘Flamuri’ kuq e zi në Beograd ka skuq profilet e artistëve shqiptarë gjatë 24 orëshit të fundit. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe,‘Vipat’ shqiptarë aneknëd botës nuk kanë hezituar që të shprehin patriotizmin duke i dhënë forcë dhe uruar lojtarët për qëndresën. Ndër emrat që kanë spikatur për dashurinë e tyre të
‘Flamuri’ kuq e zi në Beograd ka skuq profilet e artistëve shqiptarë gjatë 24 orëshit të fundit. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe,‘Vipat’ shqiptarë aneknëd botës nuk kanë hezituar që të shprehin patriotizmin duke i dhënë forcë dhe uruar lojtarët për qëndresën. Ndër emrat që kanë spikatur për dashurinë e tyre të zjarrtë ndaj kuqezinjve kanë qenë; Luana Vjollca, Angela Martini, Dafina Zeqiri, Vedat Ademi i cili ka veshur bluzën e kuqe bashkë me djalin e tij, Afërdita Dreshaj, aktori Blerim Destani apo emra të njohur të muzikës dhe ekranit si Noizy, Valbona Selimllari, Alban Skënderaj dhe humoristi shkodran Julian Deda.
Menjëherë pas ndërprerjes së ndeshjes, as modelja e njohur Afërdita Dreshaj nuk ka mundur të rrijë indiferent ndaj shqipeve. Në rrjetin social “Instagram” ajo ka postuar një fotografi me kapitenin e kombëtares, Lorik Cana. “Krenare me ty o Lorik Cana! Na e bërë zemrën mal ! Rrofsh sa malet #unebesoj #lorikcana #shqiperia #albania”, ka shkruar ajo përbri kësaj fotoje. Ndërsa aktori Blerim Destani s’ka ngurruar, por ka theksuar se për Serbinë më e rëndë ka qenë kjo fluturake se sa bombardimet e Nato's 15 vjet më parë. “Ky aeroplan më i rëndë ke për Serbinë se aeroplanët e NATO's para 15 vjetve”, ka shkruar Destani mbi foton e flamurit të vendosur në mes Beogradit.
Edhe Rita Ora e ka pasur të pamundur të reagojë pas atyre që ndodhën në Serbi-Shqipëri. Natyrisht, këngëtarja me origjinë kosovare, por me banim në Britani, ka shprehur të gjithë krenarinë e saj, përmes një postimi në Facebook. Në një mesazh gjysmë shqip e gjysmë anglisht, ajo shkruan: “Isa, shqipet sot të kanë bërë krenar mes Beogradit. Mos e prekni Flamurin tonë me ato duar të pista. S'kam qenë kurrë krenare që jam shqiptare, më shumë sesa sot. BAC U KRYYYYYYY BREEEEEEEE”. Këta janë vetëm disa nga personazhet që nuk ngurruan të diskutojnë dhe trajtojnë më gjerë lojën mes futbollistëve shqiptarë dhe atyre serb, e cila u ndërpre për shkak të dhunës ushtruar ndaj futbollistëve shqiptarë.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm (16 tetor 2014) të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
41/3
Sondazhi i ditës:
Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?
-
Po
64.7%
-
Jo
28.4%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 2833
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e shqiptarit, në një nga lagjet më të shtrenjta të Belgjikës! Policia s’e zgjidhi dot sherrin, kushëriri: Zemërthyer, a s’janë më në gjendje njerëzit të flasin mes tyre?!
28 Gusht, 09:17
-
Gjimnazi 'Babë Dudë Karbunara' gati për vitin e ri shkollor, Rama: Me kushte optimale për 640 nxënës e mësues (FOTO)
28 Gusht, 09:16
-
Mashtruan për përvetësimin e një 'Audi' luksoz me vlerë 200 mijë euro të marrë me qira në Gjermani, arrestohet 38-vjeçari nga Tirana dhe një turk
28 Gusht, 09:09
-
Frrok Çupi: Edhe pa e dashur atdheun, thuaj çfarë ke parë
28 Gusht, 09:07
-
I dënuar në Itali me 9 vjet burg, arrestohet 48-vjeçari me dy emra në Fier
28 Gusht, 09:02
-
Vjeshtë e ngjeshur në Bruksel! Nga dialogu Kosovë-Serbi, te zgjerimi i BE-së
28 Gusht, 08:45
-
Moti i keq në Itali/ Rrëshqitje dheu në Caserta, dy persona të zhdukur nga përmbytjet! Rrugët kthehen në lumenj balte
28 Gusht, 08:37
-
VIDEO/ Momenti i frikshëm kur raketa izraelite hedh në erë pallatin në Gaza, shpëtojnë për mrekulli banorët!
28 Gusht, 08:37
-
Jeni kthyer nga pushimet? Zbuloni disa mënyra për të shmangur stresin në punë gjatë ditëve të para
28 Gusht, 08:31
-
Izraeli nis një tjetër operacion antiterrorist në Bregun Perëndimor kundër Hamasit, 10 palestinezë të vrarë
28 Gusht, 08:18
-
Riparimi i marrëdhënieve mes Britanisë dhe BE, Starmer viziton Gjermaninë dhe Francën
28 Gusht, 08:09
-
Lufta Rusi-Ukrainë, IAEA jep alarmin: Rrezik aksidenti në termocentralin bërthamor të Kursk, raketat ruse po bien në perimetër
28 Gusht, 07:55