“Flamuri” në Beograd skuq
profilet e artistëve shqiptarë
‘Flamuri’ kuq e zi në Beograd ka skuq profilet e artistëve shqiptarë gjatë 24 orëshit të fundit. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe,‘Vipat’ shqiptarë aneknëd botës nuk kanë hezituar që të shprehin patriotizmin duke i dhënë forcë dhe uruar lojtarët për qëndresën. Ndër emrat që kanë spikatur për dashurinë e tyre të
‘Flamuri’ kuq e zi në Beograd ka skuq profilet e artistëve shqiptarë gjatë 24 orëshit të fundit. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe,‘Vipat’ shqiptarë aneknëd botës nuk kanë hezituar që të shprehin patriotizmin duke i dhënë forcë dhe uruar lojtarët për qëndresën. Ndër emrat që kanë spikatur për dashurinë e tyre të zjarrtë ndaj kuqezinjve kanë qenë; Luana Vjollca, Angela Martini, Dafina Zeqiri, Vedat Ademi i cili ka veshur bluzën e kuqe bashkë me djalin e tij, Afërdita Dreshaj, aktori Blerim Destani apo emra të njohur të muzikës dhe ekranit si Noizy, Valbona Selimllari, Alban Skënderaj dhe humoristi shkodran Julian Deda.
Menjëherë pas ndërprerjes së ndeshjes, as modelja e njohur Afërdita Dreshaj nuk ka mundur të rrijë indiferent ndaj shqipeve. Në rrjetin social “Instagram” ajo ka postuar një fotografi me kapitenin e kombëtares, Lorik Cana. “Krenare me ty o Lorik Cana! Na e bërë zemrën mal ! Rrofsh sa malet #unebesoj #lorikcana #shqiperia #albania”, ka shkruar ajo përbri kësaj fotoje. Ndërsa aktori Blerim Destani s’ka ngurruar, por ka theksuar se për Serbinë më e rëndë ka qenë kjo fluturake se sa bombardimet e Nato's 15 vjet më parë. “Ky aeroplan më i rëndë ke për Serbinë se aeroplanët e NATO's para 15 vjetve”, ka shkruar Destani mbi foton e flamurit të vendosur në mes Beogradit.
Edhe Rita Ora e ka pasur të pamundur të reagojë pas atyre që ndodhën në Serbi-Shqipëri. Natyrisht, këngëtarja me origjinë kosovare, por me banim në Britani, ka shprehur të gjithë krenarinë e saj, përmes një postimi në Facebook. Në një mesazh gjysmë shqip e gjysmë anglisht, ajo shkruan: “Isa, shqipet sot të kanë bërë krenar mes Beogradit. Mos e prekni Flamurin tonë me ato duar të pista. S'kam qenë kurrë krenare që jam shqiptare, më shumë sesa sot. BAC U KRYYYYYYY BREEEEEEEE”. Këta janë vetëm disa nga personazhet që nuk ngurruan të diskutojnë dhe trajtojnë më gjerë lojën mes futbollistëve shqiptarë dhe atyre serb, e cila u ndërpre për shkak të dhunës ushtruar ndaj futbollistëve shqiptarë.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm (16 tetor 2014) të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
66/3
Sondazhi i ditës:
Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?
-
Kurum
37.4%
-
Koncesionari
11.8%
-
Shteti
50.8%
Vota total: 2021
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Cilat janë 5 shenjat emocionalisht më të paqëndrueshme të horoskopit
30 Gusht, 11:58
-
Presidentja Osmani për viktimat e zhdukur me dhunë: Serbia po përsëritë vazhdimisht krimin
30 Gusht, 11:56
-
U arrestua për vrasjen e Edmond Papës në 2022, gjykata lë në burg Andrew Bode! Nga 'kafazi' tenton t'u fshihet kamerave
30 Gusht, 11:50
-
Dibër/ Mashtroi një person dhe i mori një shumë parash! Vihet në pranga 43-vjeçari
30 Gusht, 11:49
-
VIDEO/ Shikoni se si tajfuni ‘Shanshan’ e lëkund avionin me pasagjerë në Japoni dhe e detyron që të mos ulet në pistë
30 Gusht, 11:32
-
Tha se shqiptarët janë xhelozë për Kosovën, Noizy replikon aktorin e humorit: O aga ndërroje mallin
30 Gusht, 11:31
-
Ndeshjet e Ligës së Kombeve, befasi të mëdha nga trajneri Sylvinho! Dy risi në Kombëtare, jashtë Muçi, Uzuni dhe Kedi Bare
30 Gusht, 11:26
-
Turqia arreston mbi 100 anëtarë të dyshuar të ISIS-it
30 Gusht, 11:05
-
Konferenca e Liderëve të BE, Rama udhëton sot drejt Pragës! Fokusi tek integrimi
30 Gusht, 11:05
-
Skema e mashtrimit për të përvetësuar Audi-n luksoz me vlerë 200 mijë euro, gjykata cakton arrest shtëpie për Elvis Kosovën! Lë në burg shtetasin turk
30 Gusht, 10:55
-
Reali i Mbappes nuk ndez, fiton dëshpërimi kundër Las Palmasit! Girona merr 3 pikët e para të sezonit (VIDEO)
30 Gusht, 10:46
-
Plani që në 2020, Talo Çela në “Sky”: Do iki në Brazil po dolën prova për 'Rinasin'! S’rri kot këtu, plus e këto vrasjet e leshit
30 Gusht, 10:38