“Flauti Magjik” deri në 6 Qershor
nis me virtuozët e flautit e violinës

 “Flauti Magjik” deri në 6 Qershor<br />nis me virtuozët e flautit e violinës
Edicioni i 4-të i festivalit “Flauti magjik” ka nisur me interpretime virtuoze në sallën “Tefta Tashko Koço”në Ministrisë së Kulturës. Ky festival nisi vërtetë me tingujt magjikë nga sonata për flaut e piano e Mozzart. Interpretimet e flautistit të njohur Evis Rudi duartrokiten. Fatma Spahiu e shoqëron me një harmoni absolute në piano.   
 
Pas kësaj i vjen radha perfomomancës virtuoze të Valin Qerimaj në violinë. Ai interpreton muzikë nga Piaccola me vibrime të bukura emocionale. Një melodi që përcillet përmes gëzimit.
 
Perfomancat plot ritëm dhe emocion. Kjo ka qenë e gjithë atmosfera që u krijua ne natën e parë të festivalit. Flautisti Evis Rudi ndihet i kënaqëur me pjesëmarrjen.

"Te ne disa instrumenta që dikur njheshin nga masa më e gjerë  e popullsisë, tani nuk njihen dhe aq mirë, për shkak të tërheqjes së vëmendjes së publikut ndaj  fenomeneve të tjera, qoftë muzikore qoftë të  fushave të tjera  të jetës. Instrumenta si Oboe, Faggot, Korn  gjithmonë e më tepër janë më  të pakta në fjalorin e artdashësve", shprehet Rudi. 

 Në ditët në vijim Festival Flauti magjik do të mbahet në Universitetin e Arteve me 6 mbrëmje artistike dhe do të vijojë deri më 6 qershor, pohon presdenti i këtij eventi Fatos Qerimaj.

"Festivali ka një repertor rreth 40 vepra të cilët janë nga kompozitorët  klasik dhe paraklasik. Pastaj hyjmë tek kompozitorët  modern dhe ata minimal eksperimental", shprehet Qerimaj

 
 Redaksia Online
m.ç/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Destinacioni i turistëve, Gramshi çel sezonin turistik! Qytetarët festë me këngë e valle tek liqeni i Zambakëve

Destinacioni i turistëve, Gramshi çel sezonin turistik! Qytetarët festë me këngë e valle tek liqeni i Zambakëve