“Foreign Affairs”: Gruevski është
i gatshëm të luftojë deri në fund
Ish përfaqësuesi i Grupit Ndërkombëtar të Krizës për Maqedoninë, Edward P. Joseph vlerëson se faktori ndërkombëtar duhet t’i kushtojë vëmendje të vazhdueshme Maqedonisë. Këtë tezë ai e mbron në revistën me ndikim “Foreign Affairs”, në një analizë të detajuar mbi ngjarjet politike, por edhe rastin e fundit në Kumanovë.
Ish përfaqësuesi i Grupit Ndërkombëtar të Krizës për Maqedoninë, Edward P. Joseph vlerëson se faktori ndërkombëtar duhet t’i kushtojë vëmendje të vazhdueshme Maqedonisë. Këtë tezë ai e mbron në revistën me ndikim “Foreign Affairs”, në një analizë të detajuar mbi ngjarjet politike, por edhe rastin e fundit në Kumanovë.
Joseph thotë se ngjarjet e Maqedonisë janë shembull tipik i pasojave të vëmendjes së përkohshme në vend të vëmendjes konstante.
Gabimin për Maqedoninë dhe për vendet e tjera në Ballkan, ai e sheh në faktin se liderëve ballkanik iu dha shumë herët përgjegjësi të madhe për të mbajtur.
“Uashingtoni i ndau BE-së shumë herët, përgjegjësinë kryesore për Ballkanin, e cila në fakt, shumë herët ia kaloi këtë përgjegjësi liderëve në rajon. Pa ‘kulaç’ ose ‘kërbaç’ të fortë të BE-së për të kontrolluar sjelljen e tyre, politikanët konsoliduan rrjetet e tyre të korrupsionit, frikësuan mediumet, duke bërë rezistencë ndaj reformave thelbësore”, tha Edward P. Joseph për “Foreign Affairs”, transmeton Alsat.
Në analizën për Maqedoninë, Joseph vlerëson se Nikolla Gruevski duket i gatshëm të luftojë deri në fund, i ballafaquar me pasojat gjyqësore por edhe ato personale, pas “bombave” të publikuara nga opozita. Njëkohësisht, ai vlerëson se motivet për ngjarjet në Kumanovë të paktën janë misterioze.
“Ironikisht, përleshja mes policisë maqedonase dhe radikalëve të supozuar shqiptarë vjen në një kohë kur marrëdhëniet ndëretnike shënojnë hapa përmirësimi. Për herë të parë në historinë e tij 24 vjeçare si shtet modern i pavarur, shqiptarët dhe maqedonasit, në masë të madhe duken të bashkuar në luftën kundër diktaturës. Në kohën kur thuajse të gjitha televizionet janë nën kontrollin qeveritar, pikërisht televizioni Alsat M me pronësi shqiptare, është ai që transmeton bisedat e përgjuara dhe ofron hapësirë të konsiderueshme në ekran për zërin e opozitë, që është shembull i mrekullueshëm i solidaritetit”, u shpreh Edward P. Joseph për “Foreign Affairs”.
Përmes shembullit në Maqedoni, Joseph kujton Perëndimit leksionin nga ish Jugosllavia.
Nëse ju shpëton ballafaqimi i menjëhershëm dhe direkt ndaj një problemi thelbësor për ta zgjidhur, më vonë do ta keni shumë vështirë për ta vënë nën kontroll dhe zgjidhur atë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptaraj.com)
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.6%
-
JO
48.6%
-
NUK E DI
9.9%
Vota total: 2962
Lajme të tjera
-
OKB-ja akuzon Kievin dhe Moskën: Po bëjnë ekzekutime të robërve të luftës
24 Mars, 22:53
-
Në 27 mars përballet me Shqipërinë, Polonia 'bie' në Çeki, mposhtet me rezultatin bindës nga vendasit
24 Mars, 22:45
-
Biden: Kina nuk i ka dhënë armë Rusisë
24 Mars, 22:41
-
Adoleshentët në rrezik nga shpërndarësit e drogës! Tushe dhe Dhori: Prindërit, mësuesit dhe policët të bëhen vigjilentë! Malaj: Stresi i të rinjve vjen nga gjendja ekonomike
24 Mars, 22:29
-
Shkelën Kodin Zgjedhor, KQZ, kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve socialistë
24 Mars, 22:24
-
FOTOT e rralla të çifteve që u martuan në një ditë me Zogun
24 Mars, 22:08
-
Protesta me simbole ruse në Serbi kundër marrëveshjes së Ohrit! Protestuesit me pankarta: Jo kapitullim! Vuçiç, dorëhiqu!
24 Mars, 22:05
-
'S’ma merrte mendja', Luizi i rrëfen Kiarës si e ndihmoi Benet Beci në momentin e tij më të vështirë (VIDEO)
24 Mars, 22:02
-
Kontraktori amerikan vritet në bazën e Sirisë, SHBA hakmerret kundër objekteve të forcave iraniane
24 Mars, 21:47
-
Luiz Ejlli i tregon Kiarës çfarë do të bëjë sapo të dalë nga shtëpia e Big Brother
24 Mars, 21:44
-
Olta ‘trazon ujërat’, ia thotë në sy Kiarës dhe Kristit: Ju keni shumë kimi bashkë
24 Mars, 21:42
-
Ylli Pata: Arsyet e dyzimit të disa deputetëve të PD drejt Foltores
24 Mars, 21:24