ITALI (Milano) - Dy përmbytje mëngjesin e sotëm kanë vënë përsëri në alarm qytetin e Milanos në Itali. Përmbytjet nuk krahasohen me dy rastet e kaluara (25 Qershor dhe 8 Korrik) si në volum por edhe në dëme. Uji që vinte nga tejfryrja e lumit Seveso, për shkak të reshjeve, këtë rradhë ka prekur vetëm zonën e Niguardaës në Milano.
Përmbytja e parë ka ndodhur në orën 02:40 ndërsa e dyta në 08:10 të mëngjesit të sotëm. Të dyja përmbytjet pasi kanë prurë sasi të mëdha uji në Niguarda, zonë në veri të qytetit të Milanos, janë zmbrapsur pak pas orës 9, pasi u raportua se edhe niveli i ujit në lumin Seveso kish rënë ndjeshëm. Por ky incident natyror nuk ishte pa pasoja pasi përhapi panik dhe shqetësim tek banorët e lagjes së Niguardës, ndërkohë që kanë mbërritur me urgjencë ekipe të zjarrfikseve dhe policë lokal për të monitoruar situatën dhe për të bllokuar qarkullimin e automjeteve, për arsye sigurie.
Rreshjet e shumta gjatë natës së sotme gjithashtu në rrugën “Porta Romana” në qendër të Milanos kanë shkaktuar carje të tokës duke krijuar një gropë të gjërë 6 metra e të thellë 12 metra në mes të rrugës.
Sipas teknikëve shkak i kësaj shembjeje ka qenë çarja e një tubacioni me ujë të pijshëm dhe më pas gropa e krijuar fillimisht, në mes të asfaltit, është zmadhuar më shumë nga reshjet e shumta duke përmbytur dhe disa bodrume të një pallati ngjitur. Mësohet se ky aks ditën e sotme është mbajtur i bllokuar nga policia lokale derisa të sigurohet që nuk do të ketë më shembje të truallit.
Të gjitha strukturat si policia bashkiake, zjarrëfikësit dhe efektivë të policisë janë të aktivizuara non-stop ditën e sotme në Milano për shkak të këtyre incidentëve natyror.
Gjithsesi situata nuk paraqitet aq problematike sa në dy përmbytjet e kaluara në po këtë qytet, si ato të 25 Qershorit dhe 8 Korrikut që shkaktuan dëme të mëdha materiale dhe mbajtën pa energji elektrike për orë të tëra disa lagje.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4234
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15