TIRANE- Policia e Tiranës ka sekuestruar makinetat e lojërave të fatit në një kazino në rrugën e “Josif Pashko” në kryeqytet. Në vijim të operacionit “Fund marrëzisë”, shërbimet e Komisariatit numër 3 kanë zbuluar një kazino ku zhvilloheshin në mënyrë të paligjshme lojërat e fatit.
Pas kontrollit, janë sekuestruar aparaturat e lojërave të fatit, në kazinonë e cila ushtonte aktivitetin në mënyrë të paligjshme.
Ndërkaq, materialet i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com