“Gala Italia 2015”, moda 
dhe muzika italiane në Vlorë

“Gala Italia 2015”, moda <br />dhe muzika italiane në Vlorë
Promovimi i kulturës italiane përmes modës dhe muzikës. Ky ishte objektivi i eventit të verës “Gala Italia 2015”, organizuar për të tretin vit radhazi nga konsullata e përgjithshme e Italisë në Vlorë.

Mbrëmja gala edhe këtë herë u zhvillua në mjediset e kompleksit kompleksit turistik të Portit të Jahteve në bregdetin e Orikumit, teksa të pranishëm ishin personalitete të medias, politikës, ekonomisë e diplomacisë mes të cilëve ambasadori Italian Masimo Gaiani, konsulli italian i Vlorës Stefano Bergesio, si dhe drejtues të tjerë të pushtit vendor. 

Ambasadori italian në fjalën e tij vlerësoi këtë event si një mundësi e mirë bashkëpunimi dhe promovimi edhe të resurseve turistike të Shqipërisë.

“Jemi të nderuar nga pjesëmarrja e personaliteteve pjesëmarrës në këtë mbrëmje. Do të prezantojmë sot këtu më të mirën e kulturës tonë me një këngëtar italian i cili këtu është i ri por në Itali është shumë i kërkuar. Gjithashtu Alta Moda vjen sërish me një stiliste të re por shumë të talentuar e cila po prezantohet denjësisht në tregun botëror. Përmes këtij eventi ne duam të demostrojmë interesin e madh që Italia ka për Shqipërinë e veçanërisht për turizmin dhe shkëmbimet tregtare”, u shpreh kryediplomati italian Massiomo Gaiani.

Falë bashkëpunimit me “Alta Roma” sipërmarrjes më të rëndësishme të eventeve të Alta Modës romane, në “Gala Italia 2015” u arrit pjesëmarrja e Shtëpisë së Modës Giada Curti, atelieja kryesore e së cilës është në zonën Trinità de’ Monti dhe që po njeh suksese në tregon botëror.

“Alta Moda është ëndrra për secilën grua. Kur krijon për Alta Modë-n duhet menduar fillimisht për atë sesi një grua ka ëndërruar përherë të vishet , për një mbrëmje si kjo e sotmja apo dhe për tapetin e kuq dhe aty lind momenti magjik i krijimtarisë. Herë here është shumë e thjeshtë e mund të krijosh gjithçka në pak minuta e brenda një nate, herë tjetër është e ëeshtirë e rrotullohesh me lapsin mbi tavolinë , por pjesa e rëndësishme e punës tonë është edhe përkushtimi i pjesëtarëve të tjerë të stafit”, tha Curti.

Këtë event e bëri edhe me special prezenca e këngëtarit të ri italian Giovanni Caccamo, fitues i edicionit të fundit të Festivalit të Sanremos për të rinjtë, zbuluar nga Franco Battiato me producente Caterina Caselli, i cili interpretoi këngë nga repertori i vet, duke u mirëpritur nga të pranishmit.

Kjo mbrëmje pason dy edicionet paraardhëse që janë zhvilluar në 2013 dhe 2014, ku protagonistë kanë qenë figura të modës e të muzikës në Itali, mes të cilëve Antonio Maggio, kantautor, stilisti Francesco Paolo Salerno etj.

Redaksia Online
( Gre.M/Shqiptarja.com )
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Hapen 8 kuti, Tavo thellon diferencën! Ka marrw 1150, Gjikuria 559

Hapen 8 kuti, Tavo thellon diferencën! Ka marrw 1150, Gjikuria 559