“Gazetarët” neonazistë që sulmojnë
Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli

“Gazetarët” neonazistë që sulmojnë<br />Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, është sulmuar ashpër nga disa portale të ekstremit të djathtë në Greqi.

Sipas tyre, ajo ka punuar si striptiste në Greqi, 25 vite më parë, ndërkohë që nuk ka jetuar kurrë në këtë vend.

“Para 25 vitesh, ajo ishte një balerinë e bukur që punonte në Syngrou Avenue, siç kujton Christos Capucco”, shkruan faqja “militaire.gr”, e e cila merret kryesisht me informacionet mbi sigurinë.

Më pas ajo shkoi për studime në SHBA ku kreu doktoratë për Marrëdhënie Ndërkombëtare. Pasi u angazhua në politikë, sot ajo është ministre e Mbrojtjes në shtetin fqinj”.

Ajo shkruan më tej Kodheli si një grua e edukuar duhet ta dijë shumë mirë se çamët kanë bërë çdo gjë kundër grekëve në periudhën e pushtimit nga nazistët.

Kodheli gjithashtu duhet ta dijë mirë që vendi i saj nuk mundtë jetë kërcënim ushtarak për asnjë vend në rajon”, shkruhet më tej.

Në shkrim nënvizohet se Shqipërisë nuk mund t’i vijë në ndihmë as Turqia, kur ajo të kthehet në një vrimë të zezë në hartë.

“Ishte Greqia që hapi kufirin dhe pagoi një kosto të lartë nga rrëzimi i sistemit totalitar”, thuhet në shkrim duke kujtuar pritjen e mijëra emigrantëve shqiptarë pas viteve 1990.

Por kush qendron prapa këtij sulmi?
Shkrimi i publikuar në forumin makeleio.gr mban si burim adresën e forumit militaire.gr. Në të dy rastet bëhet fjalë për forume lajmesh të cilat i përkasin krahut të djathtë, ekstrem.

Shkrimi në forumin militaire.gr është përgatitur nga Paris Karvounopoulos, redaktor i reportazhit ushtarak të gazetës RealNeës (gazetë po e krahut të djathtë).

Forumi jep adresën e tij në Twitter.

Përsa i përket forumit makeleio.gr, qe ka ripublikuar shkrimin, sipas të dhënave të publikuara në faqen kryesore të tij, i administrator duket te jete gazetari grek Stefanos Xios.

Komunikimi me forumin është i mundur në [email protected], kurse për denoncime jepet nr. Tel +30 6946357733

Sipas legjislacionit grek, denoncimet për të tilla raste i drejtohen Gjykatës Politike të Athinës në emër të personit që ka krijuar “shpifje” duke prekur në këtë imazhin e një figure publike.

Hristo Kapuci (personi qe permendet ne shkrim si personi i intervistuar)

Lindur ne Kalamata 1955

Diplomuar në shkollën ushtarake Evelpidhon 1978, në specialitetin këmbësor dhe parashutistit. Ushtarak aktiv deri në vitin 1986.

Në periudhën 1982-1985 sherbeu me gradën toger në ishujt e Egjeut dhe ne nje baze bërthamore sekrete te NATO-s diku në veri të Greqisë.

U lirua nga ushtria per shkak ten je artikulli që ka botuar në vitin 1986 ku kërkonte te respektoheshin të drejtat e njeriut dhe kushtetuese në radhët e ushtrisë për përmirësimin e jetës ushtarake. Publikimi i këtij artikulli u konsiderua nga ushëheqja ushtarake e kohës si “sulm i trupave ushtarake nëpërmjet shtypit” dhe u largua nga rradhët e ushtrisë.

Në 1985 u diplomua për matematikë në Universitetin e Patras.

Ka kryer studime pasuniversitare në fushën e Psikologjisë së Shoqërisë.

Ka punuar si këshilltar i kryebashkiakut të Athinës.

Ka punuar si mësues matematike (në arsimin e meësëm) 1987-2000.

Nga viti 1992 deri në vitin 2001 ka bashkëpunuar me gazetën “To Paron” dhe me periodiken “ARDHIN” (editorial ushtarak).

Nga viti 1994 deri në vitin 2004 ka qënë pjesë e ekipit kryesor të periodikes “Thitia” (botim i Ministrisë së Mbrojtjes greke).

Nga viti 1995 deri në vitin 2001 në përiodiken “ Thitia” dhe në gazetën “To Paron, publikoi reportazhe për prezencën e Forcave të Armatosura greke në Ballkan, si dhe jepte reportazh radiofonik në Radiostacionin Athina 984.

Gjatë kësaj peridhue ka qënë dhe ka regjistruar si gazetar prezencën ushtarake greke në Tiranë, Vlorë, Elbasan dhe Kukës në Shqipëri. Në Sarajevë dhe në Visok në Bosnje. Në Prishtinë dhe në Mitrovicë në Kosovë. Në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë në Maqedoni.

Ka ndjekur si gazetar ngjarjet në vitin 1997 në Shqipëri. Operacionet luftarake të NATO-s në ish- Jugosllavi 1999, si dhe konfliktin mes shqiptarëve dhe maqedonasve në vitin 2001 në Maqedoni (Shkup, Tetovë, Kumanovë). Gjithashtu edhe konfliktin izraelo-palesinez në prill të viti 2002.

Nga viti 1998 punon si analist ushtarak i Radiostacionit public “Athina9,84”.

Nga viti 2011 angazhohet tek gazeta “Paraskinio”.

Ka bashkëpunuar me gazetën “Apofasi” dhe “Hora” të së dielës si redactor dimatik dhe ushtarak. Bashkëpunon me kanalin televiziv “B.S” duke marrë pjesë në programin informative që nga viti 2004.

Ekspert ne Institutin e Analizave Ushtarake për tre vjet 1998-2001

Anëtar i grupit të shkrimit të “Snciklopedia e Madhe Ushtarake”.

Shkrimtar i dy librave:

1.Mjedisi i Ri i Sigurisë në Ballkan

2.Çështje të veçanta të Matematikës për provimet kombëtare

Anëtar i shoqatës greke të matematikës

Anëtar i shoqatës të gazetarëve (ΕΣΠΗΤ). 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai