“Giffoni” në Shqipëri, Claudio
Gubitosi bën thirrje për risi

“Giffoni” në Shqipëri, Claudio<br />Gubitosi bën thirrje për risi<br>
Giffoni Shqipëria Film Festival në edicionin e 12- të tij do të bëjë një kthesë të fortë në mënyrën e organizimit dhe të menaxhimit.

Namik Ajazi, drejtor i festivali Giffoni Shqipëria flet për edicionin e ri që do të mbahet nga datat 20-24 nëntor r.

Ne kemi menduar ta çojmë “GIffon”-in, jo vetëm në Tiranë. Pra ky festival do të udhëtojë në Shkodër, në Korçë, në Elbasan, në Pogradec e në disa qytete të tjera të vendit. Ne do ta çojmë festivalin, jo vetëm në ato qytete që kanë kinema, por edhe në ato që nuk kanë. Sepse edhe problemi i mungesës së kinemave është një problem i madh, dhe ne sidomos këtij problemi i kemi mëshuar me forcë”, tha Ajaz

Claudio Gubitosi, drejtori artistik që i dha jetë festivalit që nga viti 1971 në Giffoni të Italisë, ka ardhur në Tiranë për të parashtruar projektin e së ardhmes së festivalit.

“Ka ardhur koha që nga një festival prezantues të shndërrohet në një festival nxitës për eksperiencat e realizmit të filmave. Përfshirja e elementëve të rinj dhe evidentimi i brezit të ardhshëm të krijuesve në këtë festival, nëpërmjet këmbënguljes për të sjellë ide inovative dhe për të çuar fëmijët në kinema, është baza dhe qëllimi i një projekti 3-vjeçar për festivalin e Giffoni-t deri në vitin 2020. Giffoni nuk mund të jetë vetëm një festival, por duhet të shndërrohet në një ngjarje kulturore që u dedikohet fëmijëve dhe rinisë, dhe të krijoj një raport të ngushtë me shkollat që filmi të futet në projektet e edukimit.”-thekson Claudio Gubitosi

Gjatë festivalit do të shfaqen 8 filma, ku gjysma e tyre janë shqiptarë. “Giffoni” është një festival që xhiron nëpër 52 vende të ndryshme të botës. Në Shqipëri për herë të parë u mbajt në vitin 1997.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Shkëlzeni po na tregon, kush nuk ka qenë në takim

Mero Baze: Shkëlzeni po na tregon, kush nuk ka qenë në takim