“Giselle” shfaqet falas në
fundjavë në Tiranë 

“Giselle” shfaqet falas në<br />fundjavë në Tiranë 
TIRANE- Baleti “Giselle” do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në datat 27 dhe 28 qershor ora 20:00. Hyrja do të jetë e lirë për të gjithë miqtë e teatrit dhe të apasionuarit e baletit, njofton institucioni.

“Giselle” do të interpretohet nga Trupa e Baletit të TOB, Orkestra Simfonike e TOB në dirigjimin e dirigjentit Edmond Dokos, ndërsa personazhet dhe interpretët do të jenë Erisa Gina dhe Odeta Dishnica (Giselle), Lurdi Dodgjini (Alberti), Dion Gjinika (Hansi), Greta Hushi dhe Isida Mollaymeri (Mirta), Matilda Lamçe (nëna e Giselle), Kujtim Hoxha (Duka), Greta Hushi (Princesha), Jonida Onuzi dhe Elona Dervishi (Vilizat), dhe Ledia Sulaj, Adela Muçollari, Endri Shkoza, Fatjon Lito (Pas de deux). 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 27 Qershor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji