“Gjini” i Portokallisë i dhuron ministrit
të Mjedisit një palë çizme llastiku
 

“Gjini” i Portokallisë i dhuron ministrit<br />të Mjedisit një palë çizme llastiku<br /> 
Aktori i njohur i Portokallisë, Besart Kallaku i ka dhuruar ditën e djeshme një palë çizme llastiku ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.

Arsyeja që aktori i dhuroi ministrit Koka një palë çizme është për pyllëzimin e qytetit të Krujës.

Lajmin e ka bërë të ditur, vetë ministri Koka i cili thekson; "Sot pata një surprizë shumë të bukur nga Besart Kallaku, i njohur si Gjini i Portokallisë", shkruan ministri Koka në faqen e tij personale në “Facebook”.

Fotografia e çizmeve të dhuruara është publikuar në “Facebook” nga vetë ministri i Mjedisit.



Në mesazhin që Kallaku i kishte lënë ministrit shkruhej: "Uroj ti vishni për gjelbërimin e Krujës".

Kurse Lefter Koka e pranonte me kënaqësi dhuratën e Besit.

"Një palë çizme pune nga Besart Kallaku, me dëshirën për t'i veshur për pyllëzimin e Krujës. Faleminderit Bes", shkruan ministri Koka.

Siç duket edhe nga gjesti i aktorit Besart Kallaku, tashmë duhet ti jepet më shumë përparësi dhe mbrojtje vendeve ku gjelbërimi është masakruar nga dora e njeriut.



Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
(b.t/shqiptarja.com)

25/2
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore

Kosovë/ Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore