Arsyeja që aktori i dhuroi ministrit Koka një palë çizme është për pyllëzimin e qytetit të Krujës.
Lajmin e ka bërë të ditur, vetë ministri Koka i cili thekson; "Sot pata një surprizë shumë të bukur nga Besart Kallaku, i njohur si Gjini i Portokallisë", shkruan ministri Koka në faqen e tij personale në “Facebook”.
Fotografia e çizmeve të dhuruara është publikuar në “Facebook” nga vetë ministri i Mjedisit.
Në mesazhin që Kallaku i kishte lënë ministrit shkruhej: "Uroj ti vishni për gjelbërimin e Krujës".
Kurse Lefter Koka e pranonte me kënaqësi dhuratën e Besit.
"Një palë çizme pune nga Besart Kallaku, me dëshirën për t'i veshur për pyllëzimin e Krujës. Faleminderit Bes", shkruan ministri Koka.
Siç duket edhe nga gjesti i aktorit Besart Kallaku, tashmë duhet ti jepet më shumë përparësi dhe mbrojtje vendeve ku gjelbërimi është masakruar nga dora e njeriut.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
(b.t/shqiptarja.com)