Një vendim tjetër është dhënë ditën e enjte nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut me bazë në Strasburg kundër shtetit shqiptar. Në total, në tri çështje gjyqësore, Shqipëria është detyruar të paguajë 7 milionë e 474 mijë e 600 euro për të dëmshpërblyer ish-pronarë dhe trashëgimtarë të tyre, prona e të cilëvë eshte njohur nga gjykatat, por të cilët nuk kanë marrë kompensim, ose kanë marrë kompensim jo të drejtë për shpronësimin e tyre nga regjimi i mëparshëm.
Trashëgimtarët e pronarëve, të grupuar në dosjen Halimi do të marrin 754.300 euro dëmshpërblim, plus 850 euro për shpenzime gjyqësore që kanë qenë të detyruar të bëjnë.
Personat kërkues, të grupuar në disa dosje të tjera, do të paguhen me shuma të ndryshme, si psh Aliçka e Vasha 3.200 euro, Tahiri 34.300 euro, Theodhosi 11.800 euro, Nisha e të tjerë 31.300 euro, Benussi 719.000 euro.
Ndërkohë, “pjesën e luanit” në vendimet e fundit e kanë marrë trashëgimtarët e dosjes Karagjozi, për të cilët shteti shqiptar do të jetë i detyruar të paguajë 5 milionë e 919 mijë euro dëmshpërblim, si dhe 850 euro të tjera për shpenzime gjyqësore.
Shqipëria ka tre muaj afat të kundërshtohë vendimet, por zakonisht ato nuk kanë ndryshuar. Pas kësaj, për çdo ditë vonesë në pagesat, shteti do të ngarkohet edhe me pagesën e një interesi 3% + normën e interest bazë të Bankës Qendrore Evropiane.
Në përgjithësi, Gjykata e Strasburgut ka përdorur si pikë reference gjykimin e mëparshëm të saj, të përzgjedhur si “proces-pilot” në vlerësimin e dosjeve të ish-pronarëve që mbërrijnë aty nga Shqipëria. Fjala është për dosjen “Manushaqe Puto e të tjerë kundër Shqipërisë”. Sipas kësaj praktike, Gjykata, duke konstatuar mosdhënien e një dëmshpërblimi për pronat e njohura zyrtarisht, vendos automatikisht një shumë financiare që duhet paguar. Zyrtarët e saj merren vetëm me vlerësimin e pronës dhe me verifikimin e pretendimeve të pronarëve, të mbështetura apo jo në dokumenta, si dhe të oponencës së bërë nga Avokatura e Shtetit shqiptar.
Një nga argumentat e kësaj të fundit, që ka të bëjë me vlerësimin e tokave, është hedhur vazhdimisht poshtë. Avokatura e Shtetit pretendon se vlerësimi i një toke, që ka qenë bujqësore kur është shtetëzuar, por tani është brenda vijës së verdhë të qyteteve, duhet të bëhet me çmimin e ulët të së parës. Në të gjitha proceset e deritanishme, ky argument nuk është pranuar nga Gjykata e Strasburgut. Ndërkohë, ky është një nga pikat kyçe të ligjit të ri për kthimin dhe kompensimin e pronave, që ka kaluar në Kuvend, por që më datë 21 prill do t’i nënshtrohet gjykimit të Kushtetueses.
Detaje
Vendimet
“Pjesën e luanit” në vendimet e fundit e kanë marrë trashëgimtarët e dosjes Karagjozi, për të cilët shteti do të paguajë 5.919.000 euro dëmshpërblim, si dhe 850 euro të tjera për shpenzime gjyqësore
Proceset
Në përgjithësi, Gjykata e Strasburgut ka përdorur si pikë reference gjykimin e mëparshëm të saj, të përzgjedhur si “proces-pilot” në vlerësimin e dosjeve të ish-pronarëve që mbërrijnë aty nga Shqipëria
Përfituesit e dëmshpërblimit në dosjen Karagjozi
Eni Kokona
Lindita Kokona
Xhejni Kokona
Nirvana Rradheshi
Shpresa Halimi
Dhurata Bungo (Karagjozi)
Dëshira Efovia (Karagjozi)
Suzana Gjebrea (Çami)
Hiqmet Çami
Hasibe Kulla (Çami)
Besnik Çami
Agim Karagjozi
Albert Karagjozi
Vesim Karagjozi
Bukuroshe Dobi (Karagjozi)
Armand Viçani
Miranda Viçani (Telegrafi)
Diana Kaltani (Halimi)
Ermal Halimi
Karolina Halimi
Ariel Halimi
Përfituesit e dëmshpërblimit në dosjen Halimi
Eni Kokona
Lindita Kokona
Xhejni Kokona
Nirvana Rradheshi
Shpresa Halimi
Diana Kaltani (Halimi)
Ermal Halimi
Karolina Halimi
Ariel Halimi
Përfituesit e dëmshpërblimit sipas dosjes së tretë
Emri i dosjes
Emri i kërkuesve
Dëmshpërblimi material dhe moral
Aliçka dhe Vasha
Velisha Aliçka
Adriatik Aliçka
Nafije Vasha (Aliçka)
3.200 euro
Kreka
Selami Kreka
Zero
Tahiri
Dilaver Tahiri
34.300 euro
Theodhosi
Afërdita Theodhosi
11.800 euro
Nishe etj
Petraq Nishe
Irini Shkurti (Nishe)
Josif Nishe
Ilia Çili
Margarita Tola (Çili)
Sotir Çili
31.300 euro
Benussi
Anton Benussi
719.000 euro
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO