“Grupi i Drenicës” lirohet nga
paraburgimi për t’u mbrojtur në liri

“Grupi i Drenicës” lirohet nga<br />paraburgimi për t’u mbrojtur në liri
PRISHTINË – Nga sot, të akuzuarit për krime lufte, të njohur si “Grupi i Drenicës”, janë liruar nga paraburgimi dhe do të mbrohen në liri. Kërkesa e mbrojtjes është aprovuar nga gjyqtarët e EULEX-it në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, bënë të ditur njëri nga avokatët e “Grupit të Drenicës”, Tomë Gashi, përmes postimit të tij në rrjetin social Facebook.

Pas këtij vendimi, nga paraburgimi është liruar Sylejman Selimi, ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës  dhe më pas ambasadori i Kosovës në Shqipëri, deri në momentin kur i është dorëzuar drejtësisë për të marr pjesë në procesin gjyqësor të njohur si, rasti “Grupi i Drenicës”.  Përveç Selimit, sot janë liruar edhe të pandehurit tjerë, Sahit Jashari, Sami Lushtaku, Jahir Demaku, Zeqir Demaku dhe Isni Thaçi.

“Ne ekipi mbrojtës i avokatëve të Sylejman Selimit, të kryesuar nga avokati amerikan Gregor Guy Smith, kemi qenë tepër të shqetësuar për shkak të arrestimit të Sylejman Selimit më 31.05.2013 dhe mbajtjes së tij në paraburgim për pothuajse dy vite, me pretendime se, ai është i përfhsirë në krime të Luftës të kryera në Likovc –Drenicë gjatë vitit 1998. Ne avokatët e Sylejman Selimit jemi të lumtur që Sylejman Selimi dhe bashkëluftëtarët e tij do të jenë përsëri bashkë me familjet e tyre” shkruan në postimin e tij në Facebook, avokati Gashi dhe shton se, gjykimi i rastit “Drenica” do të vazhdoje gjatë janarit dhe shkurtit 2015.

Grupi i Drenicës i cili dyshohet për krime të luftës, prej dy vitesh, mbahet në paraburgim. Pjesë e Grupit të Drenicës janë Sylejman Selimi, ish-Ambasador i Kosovës në Shqipëri, Sami Lushtaku, Kryetar i Skenderajt, Nexhat Demaku, Kryetar i Drenasit, Fadil Demaku, ish-Deputet i Kuvendit të Kosovës, Sabit Geci, ish komandantë i UÇK-ës dhe ish-pjesëtar tjerë të UÇK-së; Driton Demaj, Selman Demaj, Agim Demaj dhe Ismet Haxha.

Marrë nga "Anadolu Agency"

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin