TIRANE- Një 24-vjeçare nga Korça, me banim në Tiranë “i kishte nxirë jetën” në facebook “rivales” në dashuri, duke i hapur disa adresa në emrin e saj. E ndodhur në këto rrethana, e dëmtuara 22-vjeçare nga Elbasani, fillimisht i kërkoi zyrës qendrore të Facebook-ut që t’ia mbyllte këto adresa, ndërsa e gjitha familja e saj ka bërë denoncim në gjykatë për ta mbrojtur vajzën nga ky sulm e për të ruajtur “pastërtinë” e dhëndrrit 18-vjeçar. Historia nis janarin e këtij viti kur Eralda Xh, konstaton hapjen e disa adresave në facebook, me emrin e saj “Eralda, Alda” dhe menjëherë nga kjo adresë dërgohen ftesa për shoqëri, ku fillimisht kërkesa e parë i kishte shkuar të fejuarit Elton.Sh. Ajo shkon në prokurorinë e Elbasanit dhe bën kallzim penal, ku denoncimit i bashkangjitet edhe i ati Sokrat.Xh.
Të dy paraqesin shqetësimin, por s’kishin ndonjë ide për autorin. Më tej zhvillohen biseda të ashpra dhe ofendime në facebook, derisa pas 7 muajsh prokuroria bie në gjurmët e personit “ngatërrestar”. Ajo ishte Devisa.P, 24 vjeçe, banuese te “Komuna e Parisit” në Tiranë, për të cilën nisi procedimi penal për veprën penale “falsifikimi kompjuterik”, e njohur e Eltonit. Gjithçka e organizonte ajo nga kompjuteri i saj, deri në momentin kur u zbulua e gjithë fabula. Në rrëfimin e saj Eralda thotë se “Arsyeja për të cilën jam paraqitur në polici është problem im me adresat e hapura në rrjetin e facebook-ut, ku një person i panjohur kishte vendosur foto të miat dhe u dërgonte ftesa personave, të cilët unë nuk i dëshiroja. Më 28 janar 2013m bashkë me të fejuarin tim kemi shkuar në shtëpinë e Devisës te “Komuna e Parisit”, e cila qëndron te shtëpia e tezez dhe pas një debati të madh, i fejuari arriti t’ia merrte asaj lap-topin dh eta sillnim këtu tek ju”.
Kurse varianti i Eltonit, përveçse sqaron fillimin e ngatërresës, varion me tekstin “Jam interesuar në disa kompani kompjuterash për të gjetur personin që na sillte këto problem. Njihja një vajzë me emrin Devisa.P, e cila ka qenë një person i bezdisshëm për mua dhe kjo më bëri të mendoj që ajo ka qenë autorja. Bashkë me të fejuarën dhe një shok shkuam në Tiranë dhe meqënëse e njihja, e mora në telefon, ku e ftova të pinim një kafe. Ajo erdhi, por nuk pranonte të na jepte kompjuterin. Ne i gjetëm materialet që ajo kishte fshirë. Krijon iluzione sikur isha shoku i saj”
Shkrimi u publikua sot (17.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com